Lajme Zone
Rrezikonin të mbyteshin pranë grykëderdhjes së Vjosës, shpëtohen 11 emigrantë nga Lindja e Mesme pasi lëshuan sinjalin SOS
SportEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Rrezikonin të mbyteshin pranë grykëderdhjes së Vjosës, shpëtohen 11 emigrantë nga Lindja e Mesme pasi lëshuan sinjalin SOS

Një operacion shpëtimi nga Policia Kufitare ka bërë të mundur shpëtimin e 11 emigrantëve nga vendet e Lindjes së Mesme, të cilët rrezikonin të mbyteshin 8 milje larg grykëderdhjes së Vjosës.

Një operacion shpëtimi nga Policia Kufitare ka bërë të mundur shpëtimin e 11 emigrantëve nga vendet e Lindjes së Mesme, të cilët rrezikonin të mbyteshin 8 milje larg grykëderdhjes së Vjosës. Sipas informacioneve paraprake, emigrantët kishin lëshuar sinjalin SOS duke kërkuar ndihmë, ku dyshohet se po tentonin të kalonin ilegalisht kufirin detar me mjetin lundrues. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe në kohë të forcave të Policisë Kufitare, u bë i mundur shpëtimi i të gjithë personave që ndodheshin në mjetin që rrezikonte të mbytej. Aktualisht, 11 emigrantët po transportohen me mjet lundrues të Policisë Kufitare drejt portit të Triportit në Vlorë, ku pritet t’u nënshtrohen procedurave të verifikimit dhe të marrin ndihmën e parë të nevojshme.