Lajme Zone
Kampionët e Botës shpërblehen me peshën e tyre në domate, tradita unike për yjet spanjollë
SportJOQ Albania

Kampionët e Botës shpërblehen me peshën e tyre në domate, tradita unike për yjet spanjollë

Fitimi i Kupës së Botës sjell shumë shpërblime për futbollistët, por konvertimi i peshës së tyre në domate është padyshim një nga mënyrat më të pazakonta për t’i nderuar.

Fitimi i Kupës së Botës sjell shumë shpërblime për futbollistët, por konvertimi i peshës së tyre në domate është padyshim një nga mënyrat më të pazakonta për t’i nderuar.

Kjo ishte surpriza që iu bë mesfushorëve të Spanjës, Fabián Ruiz dhe Gavi, kur u kthyen në vendlindjen e tyre pasi ishin pjesë e ekipit spanjoll që triumfoi në Kupën e Botës në Amerikën e Veriut.

Të dy futbollistët vijnë nga Los Palacios y Villafranca, një qytet në jug të Seviljes me më pak se 40 mijë banorë. Të mërkurën ata u pritën në mënyrë zyrtare në godinën e bashkisë, ku u përshëndetën nga autoritetet lokale dhe një turmë e madhe tifozësh.

Ruiz, futbollisti i Paris Saint-Germain, i cili ishte titullar në finalen kundër Argjentinës, dhe Gavi, lojtari i FC Barcelona, mbërritën me medaljet e arta të kampionëve të Botës.

Në kuadër të ceremonisë së nderimit, të dy hipën në peshore për të përcaktuar sasinë e domateve që do të merrnin si dhuratë. Ruiz do të marrë 85 kilogramë domate, ndërsa Gavi 68.5 kilogramë.

Sipas zyrtarëve lokalë, kjo traditë “është kthyer në një simbol të bashkisë për nderimin e sportistëve të saj më të mëdhenj”.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe ish-anësori i Spanjës, Jesús Navas, i cili ishte lojtari i parë nga Los Palacios y Villafranca që fitoi Kupën e Botës, në vitin 2010.

Navas, ish-futbollisti i Manchester City dhe Ruiz kishin marrë gjithashtu dhuratën e veçantë të domateve pas triumfit të Spanjës në Euro 2024.

Pallati sportiv i qytetit mban emrin e Navasit, ndërsa tashmë edhe Ruiz dhe Gavi do të kenë fusha futbolli të emërtuara në nder të arritjeve të tyre.