Rregullorja e re e Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar "është hartuar në mungesë të plotë transparence dhe pa asnjë bazë ligjore". Kryetari i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, profesor doktor Maksim Haxhia, në një reagim për Report TV shprehet i revoltuar për dokumentin e GJKKO-së, i cili parashikon kufizime të rënda jo vetëm për gazetarët, por edhe për vetë avokatët në ushtrimin e mbrojtjes së klientëve të tyre. Ai thotë se, personalisht, do t'u propozojë strukturave të Dhomës së Avokatisë bojkotimin e seancave në këtë gjykatë. Rregullorja e re, e hartuar nga kryetari në detyrë Erion Bani, pritet të hyjë në fuqi më 1 shtator. Sipas avokatit Haxhia, "përveçse pa transparencë, ajo është hartuar dhe publikuar në mënyrë djallëzore, në periudhë pushimesh, gjatë së cilës, ashtu si strukturat e Dhomës së Avokatisë, edhe institucione të tjera janë të mbyllura". Në fakt, rregullorja është miratuar që më 17 korrik, por publikimi i saj u njoftua vetëm më 31 korrik. Një nga parashikimet më problematike të rregullores së re është ndalimi i përdorimit të telefonave celularë gjatë seancave gjyqësore. Ky ndalim nuk prek vetëm gazetarët, por shtrihet edhe ndaj avokatëve. Haxhia e konsideron të papranueshme një masë të tillë. LEXO EDHE:GJKKO censuron mediat, Federata Evropiane e Gazetarëve për Report Tv: Ndër regjimet më kufizuese! Nëse nuk tërhiqen nga rregullorja e re, ankohemi në KiE "Telefoni është mjet pune, është një studio ligjore lëvizëse për një avokat", deklaron ai për Report TV. Sipas kryetarit të Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, "rregullorja nuk ka asnjë bazë ligjore. Këto janë kompetenca të KLGJ-së dhe jo të drejtuesit të GJKKO-së", vë në dukje ai, duke shtuar se, megjithatë, "nuk është e habitshme, pasi në mënyrë graduale ka pasur një trajtim denigrues që në koncept ndaj avokatëve". Haxhia thotë se do të kërkojë mbledhjen e strukturave të Dhomës së Avokatisë në ditët e para të shtatorit për të marrë në shqyrtim dokumentin e GJKKO-së dhe për të dalë me një qëndrim institucional. "Unë do të propozoj bojkot, sepse kjo situatë nuk mund të lejohet të vijojë më kështu. Ka mbetur vetëm që ta heqin fare avokatinë", përfn ai. SI.E./Shqiptarja.com TAG: GJKKO dhoma e avokatise Erion Bani maks haxhia rregullorja e GJKKO Komente Komento Sondazhi i ditës:
31 Korrik, 15:00
Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 57.2% 100 bashki (PD) 16.1% 61 bashki (si sot) 26.7% Vota total: 6286 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 31 Korrik, 15:00 Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?

