Lajme Zone
Rregullorja e re/ Avokatët bojkot pa afat për gjyqet në GJKKO: Ndalimi i celularit na cenon punën! Masa disiplinore për ata që nuk zbatojnë vendimin
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Rregullorja e re/ Avokatët bojkot pa afat për gjyqet në GJKKO: Ndalimi i celularit na cenon punën! Masa disiplinore për ata që nuk zbatojnë vendimin

Dhoma Kombëtare e Avokatisë vendosi këtë të martë bojkotin e seancave gjyqësore në GJKKO, deri në pezullimin e rregullores së Gjykatës së Posaçme, që ndalon përdorimin e celularit. Rregullorja është kundërshtuar ashpër edhe mediat dhe organizatat ndërkombëtare të gazetarëve pasi censuron punën e tyre dhe cenon të drejtën e informimit.

Rregullorja e re e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë ka mbledhur këtë të martë Këshillin e Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë e cila vendosi bojkotin, pa afat të të gjitha proceseve gjyqësore në GJKKO përveç atyre të masave të sigurisë deri në pezullimin e saj. Kreu i Dhomës Maksim Haxhia tha se GJKKO tregoi mungesë respekti ndaj avokatëve duke mos i kryer përgjigje kërkesës së tyre, ndaj i bëri thirrje ta pezollojë rregulloren. "Ky bojkot të jetë i kushtëzuar pë rnjë afat deri në pezullimin e kësaj rregulloreje, këtu u mbështet dhe interesi i mediave. Bojkoti u vendos të mos zbatohet kundër masave të sigurimit, të zvvendësimit, shuarjeve apo masave të dënimit që janë në procesin e amnistisë", tha Maks Haxhia. Edhe kreu i dhomës së Tiranës, Klodian Skënderi, radhiti një sërë shkeljesh ligjore të kësaj rregulloreje e cila sipas tij bie ndesh edhe me Kushtetutën. LEXO EDHE:Rregullorja e re, avokati Haxhia: Për avokatët që nuk e zbatojnë bojkotin masa deri në heqjen e licencës "Përsëri, edhe parashikimet e nenit 34 të rregullores, aty ku thuhet kontrolli i detyrueshëm i personave në hyrje, aty citohet që çdo person që hyn në ambientet e gjykatës, palë në proces, avokatët, ekspertët, dëshmitarët, gazetarët, vizitorët, operatorët elektronikë dhe personat e administrimit të kontrollit fizik dhe elektronik nga personi i sigurisë ose Garda e Republikës. Edhe kjo bie ndesh me të drejtën e avokatit për të mbajtur aparat telefonik, por edhe i referohemi vetëm mbajtjes së laptopit, përsëri ka problem të madh në praktikë. Si do të koordinojë personeli i Gardës së Republikës që rri në holl me kryesuesin e seancës? Ku do ta dijë Garda e Republikës që kryesuesi i seancës na ka lejuar mbajtjen e laptopit?", u shpreh Skënderi. Shumica e avokatëve kërkuan që bojkoti te shtrihej ne te gjitha gjykatat dhe të bokotoheshin edhe masat e sigurisë. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka miratuar një rregullore të re, e cila përcakton një sërë rregullash për hyrjen në godinë, ndjekjen e seancave gjyqësore dhe aktivitetin e medias të cilëve u ndalohet mbajtja e celularit. Edhe mediat, si dhe organizatat ndërkombëtare të gazetarëve, kanë kundërshtuar rregulloren, duke argumentuar se ajo censuron punën dhe cënon të drejtën e informimit. Ndërkohë, gazetarët që mbulojnë GJKKO-në kanë refuzuar akreditimin për të ndjekur seancat. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 14:19 Rregullorja e re, avokati Haxhia: Për avokatët që nuk e zbatojnë bojkotin masa deri në heqjen e licencës Foto: Maks HaxhiaAvokatët kanë vendosur bojkot pa afat të seancave gjyqësore në GJKKO. Pas këtij vendimi Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia tha në një prononcim për mediat se për avokatët që nuk e zbatojnë do të merren masa deri në heqjen e licencës."Në disa nene cenohet veprimtt e avokatit për mbrojtjen e klientit të tyre. Si celularët dhe kompjuterët kanë një rol të madh pasi me ta bëhet një punë voluminoze. Gjatë takimit u propozuan tre gjëra, por ne vendosëm unaninisht që të bojkotojmë seancat gjyqësore në GJKKO dhe mos të bëjmë bojkot për masat e sigurisë. Për ata që nuk e zbatojnë do të marrim masa disiplinore deri në heqjen e licencës. Ky vendim hyn në fuqi menjherë", tha Haxhia. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 13:42 Rregullorja e GJKKO-së/ Vishaj: Avokatët kryesisht të mos marrin asnjë çështje, t’i japim goditjen e parë gjykatës (VIDEO) Në mbledhjen e thirrur sot nga Këshilli i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, avokati Saimir Vishaj u shpreh se zgjidhja më e mirë është bojkotimi i avokatëve kryesisht.“Kërkoj një impenjim më të madh nga ju. E kemi provuar bojkotin dhe nuk na ka sjellë asgjë. Më shumë janë bërë pushime nga avokatët dhe gjyqtarët sesa ka sjellë ndonjë gjë nga ajo që kemi kërkuar ne. Është gjyqtari i çështjes ai që vendos se si zhvillohet seanca.Nuk duhet të presim datën 15, por ne që nesër, ju dhe Dhoma e Këshillit të Përgjithshëm, duhet të dalim me një mendje, që për 10 ditë t’i godasim me avokatët kryesisht. Kjo goditje do të na sjellë pozitivitet, është një demonstrim real që i bëjmë GJKKO-së. Avokatët mos të atashohen brenda një afati që mund ta vendosim të gjithë, nga masa e sigurisë deri te gjyqet penale. Duke bërë një bojkot nga ana e avokatëve kryesisht, ne i japim goditjen e parë kësaj gjykate”, tha Vishaj. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 13:28 Rregullorja e GJKKO-së, avokatët: Nuk është më çështje telefonash, po na cenohet puna! Të fillojmë nga bojkoti i masave të sigurisë (VIDEO) Këtë të martë Këshilli i Dhomës Kombëtare të Avokatisë po mban një mbledhje për të vendosur hapat që do të marrin në kundërshtim të rregullores së GJKKO-së. Sipas avokatëve kjo rregullore bëhet për të cenuar punën e tyre.“Duke parë fashën që ka kjo Gjykatë dhe veprat penale që gjykon, dihet që ne nuk futemi në preferencën e kësaj gjykate. Kjo nuk duhet të përçohet në këtë lloj forme. Unë kam qenë viktimë e Gjykatës së Posaçme dhe kam pasur mbështetjen e Dhomës së Avokatisë. Ne kemi një pozicion ndryshe dhe nuk mund të na trajtojnë në këtë lloj forme. Po ashtu edhe kontrollet që bëhen, mendoj të shmangen. Kjo rregullore është bërë vetëm për të ngushtuar punën e avokatëve. Nëse nuk ka një reflektim nga Gjykata e Posaçme do të fillojmë me bojkot, nuk ka asnjë negociatë”, tha një avokat.“Në Gjykatën e Lartë nuk kemi këto lloj problemesh. Është e rëndësishme të theksohet të kemi solidaritet me gazetarët sepse kemi të njëjtën problem si ata. Është i nevojshëm një bojkot sepse nuk është më çështje telefonash, por çështja është bërë shumë arrogante” tha një tjetër.Një tjetër avokate tha se ata nuk mund të barazohen me punonjësit e asaj Gjykate. Sipas avokates bojkoti duhet të nis më parë nga masat e sigurimit“Ne jemi avokatë dhe nuk mund të barazohemi me punonjësit e asaj Gjykate. Asnjë nuk ka të drejtë që të marrë çantën time. Duhet të ndërmerren hapa sa më parë për këtë padrejtësi. Pika e dobëtt janë masa e sigurimit, të fillojmë me atë fillimisht”, tha një avokate.“Avokati është shtylla e drejtësisë në sallën e gjyqit. Kjo është pika që derdhi gotën, ne kërkojmë që të respektohemi nga këta gjyqtarë”, shtoi një tjetër. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 12:19 Avokatët kërkojnë rishikimin e rregullores censuruese të GJKKO-së, Maks Haxhia: Prej 8 ditësh asnjë përgjigje për kërkesën tonë (VIDEO) Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia, thotë se GJKKO-ja nuk i ka kthyer ende përgjigje kërkesës së avokatëve për rishikimin e rregullores së re, e cila ndalon përdorimin e celularëve gjatë seancave gjyqësore. Haxhia e cilësoi këtë edhe si mungesë respekti institucional, ndërsa bëri të ditur se i ka kërkuar kreut të KLGJ-së një takim urgjent për këtë çështje.“Me t’u përballur me këtë rregullore, kryetari i Dhomës, së bashku me kryetarin e Dhomës së Tiranës, kemi bërë reagimin e parë në media, duke kundërshtuar rregulloren e re si një akt që bie ndesh jo vetëm me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe me Strasburgun, por bie ndesh edhe me Kodin e Procedurës Penale.I kemi dërguar letër GJKKO-së, ku i kemi kërkuar rishikimin e rregullores dhe deri më sot, që është data 8, nuk kemi asnjë reagim nga ky institucion. Të paktën të thotë që e morëm kërkesën. Gjë që tregon mungesë respekti institucional dhe na konfirmon në vazhdimësi trajtimin që u bëjnë avokatëve gjatë ushtrimit të profesionit të tyre.I kam kërkuar kreut të KLGJ-së një takim urgjent për këtë masë dhe më është komunikuar që ky Këshill nuk mblidhet para datës 15. Ne insistojmë që duhet ta bëjmë këtë takim”, tha Haxhia. SI.E./Shqiptarja.com Share Xh.K/P.J/Shqiptarja.com TAG: rregullorja e GJKKO dhoma e avokatise maks haxhia Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.7% Magjistratëve 15.3% Nuk e di 6% Vota total: 2082 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?