TIRANË- Rregullorja e Erion Banit të GJKKO që censuron në mënyrë të paprecedentë median për mbulimin e seancave gjyqësore është ‘shpërfillur’ nga shkalla më e lartë e juridiksionit të posaçëm, Apeli i GJKKO. Edhe pse në të njëjtën godinë, Apeli i ka dhënë prioritet transparencës, duke i zhvlerësuar argumentet e Banit se garantohen standardet e sigurisë me Rregulloren e re, e cila në fakt nuk është detyruese për shkallën e dytë të gjyqësorit të posaçëm. Këtë të mërkurë, në ambientet e Gjykatës së Apelit të GJKKO gazetarët janë lejuar të hyjnë me telefonat celularë, të cilët do të lejohen edhe gjatë seancave gjyqësore. LEXO EDHE:Dhoma e Avokatisë paralajmëron bojkot të seancave në GJKKO, Ferdinand Ndoja në Report TV: Rregullorja e re bie ndesh me ligjin, i jemi drejtuar KLGJ-së dhe ministrisë Ishte gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Saida Dollani e cila u garantoi gazetarëve se rregullat e transparencës nuk do të ndryshojnë dhe se rregullorja e hartuar nga GJKKO nuk ka lidhje me Apelin. “Rregullat e transparencës tek ne nuk ndryshojnë. Nëse ju pengojnë të qëndroni në hollin tonë me vini në dijeni”, u tha Saida Dollani-gazetarëve. Shoqatat e gazetarëve e kanë kundërshtuar ashpër rregulloren e re të GJKKO-së, e cila sjell kufizime të forta për mediat, deri te ndalimi i përdorimit të telefonave, regjistruesve brenda në sallën e gjyqit dhe kamerave. Edhe gazetarët që mbulojnë proceset në Gjykatën e Posaçme kanë rënë unanimisht dakord që, të paktën deri në një moment të dytë, të mos plotësojnë formularët e akreditimit. Ata do të presin një reagim nga Gjykata, së cilës i është kërkuar rishikimi i rregullores. Nëse do të jetë e nevojshme, gazetarët do t’i ndjekin proceset gjyqësore si pjesë e publikut. Rregullorja e re është edhe nën ‘lupën’ e OSBE-së, e cila thotë se po e ndjek çështjen nga afër. Në një reagim për gazetaren e Report Tv Raziela Myslimaj, prezenca e OSBE-së në Shqipëri thotë se është në komunikim me Gjykatën e Posaçme dhe po konsultohet edhe me palë të tjera të interesuara. “Prezenca e OSBE-së në Shqipëri vijon ta ndjekë nga afër këtë çështje. Jemi në komunikim me Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe po konsultohemi edhe me palë të tjera të interesuara. Do të vijojmë të angazhohemi në një dialog konstruktiv me të gjitha palët e përfshira për çështjet që janë aktualisht në vlerësimin dhe shqyrtimin tonë”, thuhet në reagimin e OSBE-së për Report Tv. Rregullorja e re e hartuar nga kryetari në detyrë i GJKKO-së, Erion Bani u fut në fuqi nga 1 shtatori dhe vendos kufizime e ndalime, që praktikisht e pamundësojnë mbulimin mediatik të proceseve gjyqësore në këtë Gjykatë. Prania e kamerave bëhet thuajse e pamundur, ndërsa gazetarëve, të cilët duhet të kërkojnë leje për ndjekjen e çdo seance, iu hiqet dhe përdorimi i telefonave celularë, si një mjet pune për transmetimin në kohë reale të informacionit në redaksi. Në unison shoqatat e gazetarëve brenda dhe jashtë vendit kërkuan nga GJKKO të reflektojë, por i vetmi reagimi që morën ishte ai i konfirmimit se nuk ka ndërmend të bëj pas. Pas rrjetit të gazetarëve “SafeJournalist”, Unionit të Gazetarëve apo Asosacionit të Gazetarëve, edhe Shoqata e Gazetarëve Evropianë në Shqipëri thotë se rregullorja e re e Gjykatës së Posaçme është censuruese dhe bie ndesh me standardet europiane që garantojnë lirinë e medias dhe transparencën e proceseve gjyqësore. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 12:59 Rregullorja e re e GJKKO/ AEJ Albania: Censurë ndaj medias, bie ndesh me standardet e BE! Të rishikohet dhe të nisë konsultimi me gazetarët Shoqata e Gazetarëve Evropianë në Shqipëri thotë se rregullorja e re e Gjykatës së Posaçme është censuruese dhe bie ndesh me standardet europiane që garantojnë lirinë e medias dhe transparencën e proceseve gjyqësore.Kërkesa ndaj GJKKO është rishikimi i dispozitave dhe konsultimi me palët e interesuara, teksa shoqata thotë se këto shqetësime do t’u përcillen partnerëve europianë.Sipas AEJ Albania, ndalimi për përdorimin e pajisjeve teknologjike pengon raportimin në kohë reale dhe gazetarët s’mund të trajtohen si rrezik pse përdorin mjetet e punës.Gjithashtu shpreh shqetësim për sistemin e akreditimit që u kërkon gazetarëve një sërë të dhënash personale dhe firmosjen e deklaratave për të respektuar kufizimet.Sipas shoqatës, njoftimet zyrtare s’mund të jenë zëvendësuese për raportimin e pavarur në një institucion si GJKKO ku proceset që zhvillohen duhet të jenë më transparente.“Shoqata e Gazetarëve Evropianë, Dega Shqipëri (AEJ Albania), shpreh shqetësimin për rregulloren e re të GJKKO-së e dhe mënyrën se si ajo kufizon punën e gazetarëve.Ndalimi i telefonave, laptopëve dhe pajisjeve të tjera elektronike gjatë seancave pengon raportimin në kohë reale, mbajtjen e shënimeve dhe komunikimin me redaksitë. Gazetarët nuk mund të trajtohen si rrezik për procesin gjyqësor vetëm sepse përdorin mjetet e tyre të punës.Shqetësues është edhe sistemi i ri i akreditimit. Gazetarëve u kërkohen të dhëna personale, vërtetime pune, kartë shtypi dhe dokumente të tjera, ndërsa duhet të firmosin deklarata për respektimin e një sërë kufizimesh. Në rast të shkeljes së tyre, parashikohen masa që shkojnë deri në heqjen e akreditimit dhe ndalimin e aksesit në Gjykatë. Po ashtu, regjistrimi 24 orë përpara dhe rotacioni në sallë rrezikojnë ta kthejnë akreditimin nga një procedurë organizative në një filtër për aksesin e medias në procese me interes të lartë publik.AEJ Albania thotë se: masat duhet të mos cenojnë lirinë e medias dhe të drejtën e publikut për t’u informuar. Kufizime të tilla bien ndesh me garancitë kushtetuese për lirinë e shprehjes dhe të informimit, si dhe me standardet evropiane për lirinë e medias dhe transparencën e proceseve gjyqësore. Njoftimet zyrtare të Gjykatës nuk mund të zëvendësojnë raportimin e pavarur të gazetarëve nga seancat. Aq më tepër në GJKKO, ku zhvillohen procese që lidhen me korrupsionin, zyrtarët e lartë dhe krimin e organizuar, transparenca duhet të jetë më e madhe dhe jo më e kufizuar.AEJ Albania i kërkon GJKKO-së të rishikojë dispozitat që prekin punën e medias dhe të nisë një konsultim real me gazetarët dhe organizatat e tyre. Ne do t’ua përcjellim këto shqetësime partnerëve tanë evropianë dhe institucioneve që monitorojnë lirinë e medias, me bindjen se siguria e Gjykatës dhe liria e raportimit mund dhe duhet të garantohen njëkohësisht”, thotë shoqata. P.J/Shqiptarja.com Share SI.E./R.Xh/Shqiptarja.com TAG: Erion Bani OSBE apeli i gjkko GJKKO rregullorja e GJKKO Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
30 Gusht, 11:16
Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 28.7% Drejtësia 67.7% Nuk e di 3.6% Vota total: 4215 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Gusht, 11:16 Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?
