Lajme Zone
Rregullorja censuruese e GJKKO, avokatët nga sot bojkot edhe për masat e sigurisë! Dështon gjyqi për aferën 'Partizani'
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Rregullorja censuruese e GJKKO, avokatët nga sot bojkot edhe për masat e sigurisë! Dështon gjyqi për aferën 'Partizani'

Avokatët bënë fakt këtë të hënë paralajmërimin për të bojkotuar edhe seancat për masat e sigurisë në Gjykatën e Posaçme, në shenjë kundërshtimi ndaj rregullores që kufizon punën e tyre dhe të gazetarëve, duke mos lejuar përdorimin e celularëve në sallë.

Avokatët bënë fakt këtë të hënë paralajmërimin për të bojkotuar edhe seancat për masat e sigurisë në Gjykatën e Posaçme, në shenjë kundërshtimi ndaj rregullores që kufizon punën e tyre dhe të gazetarëve, duke mos lejuar përdorimin e celularëve në sallë. Këtë të hënë nuk pati seanca për masa sigurie në GJKKO, ndërsa vijoi edhe bojkoti i proceseve gjyqësore, deri në pezullimin e rregullores. Përshkallëzimi i bojkotit, nga seancat gjyqësore në GJKKO, deri te masat e sigurisë, krijon një impakt të rëndësishëm për të gjithë personat e arrestuar. Ligji detyron që çdo i arrestuar të dalë para gjykatës brenda 72 orësh për masën e sigurimit personal, ndryshe arrestimi bëhet i pavlefshëm, dhe personi i dyshuar, lirohet. LEXO edhe...Magjistratët refuzojnë tryezën e Ramës për pagat: Dialog pas vendimit të Kushtetueses! Kryeministria anulon takimin: Nga nesër, nis hartimi i skemës së re Për shkak të bojkotit u shty edhe seanca e radhës për dosjen e aferës “Partizani”, ku të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Shkak për shtyrjen u bë mungesa e avokatëve, të cilët nuk u paraqitën në seancë në zbatim të vendimit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Bojkoti u përshkallëzua pas një vendimi unanim të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë, e cila i kishte lënë afat deri këtë të hënë Gjykatës së Posaçme dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor për të reflektuar. Lajmi në përditësim... SI.E./ReportTv.al gjyqi partizani rregullorja e GJKKO GJKKO Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.3% Jo 38.7% Disi 7.1% Vota total: 2287 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?