Lajme Zone
Raportuesi i Shqipërisë i tregon vendin Ramës në konferencën e BE: Hapja nuk është çështje, kapitujt duhen mbyllur
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Raportuesi i Shqipërisë i tregon vendin Ramës në konferencën e BE: Hapja nuk është çështje, kapitujt duhen mbyllur

Në fjalën e tij në Konferencën Ndërparlamentare “Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë”, Schieder vlerësoi progresin e Shqipërisë, por theksoi se vendi duhet të përqendrohet tashmë te përmbyllja e procesit.

Mesazhi i tij ishte i drejtpërdrejtë se procesi nuk duhet të matet vetëm me numrin e kapitujve të hapur, por me përfundimin e tyre dhe me zbatimin konkret të reformave. Raportuesi i Shqipërisë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder dhe Edi Rama Raportuesi i Shqipërisë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, ka përcjellë një mesazh të qartë nga Tirana për procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian se nuk mjafton hapja e kapitujve, por duhet përfundimi i tyre dhe zbatimi i reformave në praktikë.

Në fjalën e tij në Konferencën Ndërparlamentare “Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë”, Schieder vlerësoi progresin e Shqipërisë, por theksoi se vendi duhet të përqendrohet tashmë te përmbyllja e procesit.

“Shqipëria është një vend i bukur, me det dhe male. Dua të jap kontributin tim për të finalizuar këtë moment historik”, u shpreh Schieder.

Sipas tij, edhe pse procesi i integrimit ka zgjatur, ajo që ka rëndësi tani është objektivi dhe ritmi i reformave. Raportuesi europian tha se Shqipëria duhet ta shfrytëzojë këtë moment për të avancuar drejt anëtarësimit në BE.

“Shqipëria është pararendëse e Ballkanit Perëndimor për t’u integruar në BE”, tha Schieder, duke iu referuar edhe vlerësimeve të komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos.

Ai u ndal edhe te raporti i këtij viti për Shqipërinë, duke theksuar se procesi duhet të shoqërohet me vëmendje ndaj të gjitha fushave të reformave.

“Duhet të shohim të gjitha çështjet, shtetin e së drejtës, ku Shqipëria ndërmori procesin e vettingut”, tha ai.

Schieder përmendi gjithashtu sistemet sociale, sistemin shëndetësor dhe politikën e jashtme, duke vlerësuar se në këtë të fundit Shqipëria është në përputhje me qëndrimet e Bashkimit Europian.

Raportuesi i Shqipërisë në Parlamentin Europian theksoi se vendi ndodhet në fazën e fundit të procesit, por se ende ka kapituj që duhet të përmbyllen.

“Kryenegociatori është me ne këtu, tani ndodhemi në fazën e fundit të garës. Ka ende disa kapituj që duhen mbyllur. Shqipëria ka qenë eprore”, u shpreh Schieder.

Mesazhi i tij ishte i drejtpërdrejtë se procesi nuk duhet të matet vetëm me numrin e kapitujve të hapur, por me përfundimin e tyre dhe me zbatimin konkret të reformave.

“Nuk është çështja që të hapen kapitujt, por duhen mbyllur. Këto reforma duhet të mbërrijnë te shoqëria. Duhet të formësohet e ardhmja e vendit”, deklaroi ai.

Schieder shtoi se Shqipëria ka ende kohë për të përmbushur hapat e mbetur, por theksoi se përfundimi i procesit nuk varet vetëm nga institucionet shqiptare. Sipas tij, rol të rëndësishëm ka edhe mënyra se si vetë Bashkimi Europian do ta trajtojë procesin e zgjerimit.

“Shqipëria meriton që të jetë anëtare e BE-së. Kemi parë që Shqipëria dhe Kuvendi e kanë ndërmarrë këtë sfidë mjaft të fortë, por në fund fare është çështje e BE-së se si e trajton. Nuk është thjesht çështje e Brukselit dhe e Shqipërisë”, përfi raportuesi europian.raportuesi i shqipërisë në be Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Rama sinjal BE-së: Mos i lini vendet kandidate të luajnë me “gangsterin rus” dhe “lodrat kineze” 28 Shtator 2026, 11:1611:16Politike Rama sulmon protestuesit para parlamentarëve të BE-së: Jeni argëtuar me flamingot, në Instagram duken më të bukur 28 Shtator 2026, 11:0311:03Politike Rama mesazh Brukselit: Jemi të dashuruar me BE-në, nëse na lini në baltë Evropa dështon! 28 Shtator 2026, 11:0211:02Politike Rama në konferencën për BE-në: Po ju flas anglisht, por s’kam besim te përkthyesit 28 Shtator 2026, 11:0011:00Politike Protesta e 5 tetorit, kulmi i Revolucionit të Flamingove! 28 Shtator 2026, 10:2510:25Politike Çështja e Vlora Hysenit, mbyllet pas 1 ore mbledhja e Këshillit të Sigurimit 28 Shtator 2026, 10:0510:05Politike