Trajneri i kombëtares së Brazilit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se ka pasur kontakte me Federatën Italiane të Futbollit (FIGC) për të marrë drejtimin e Italisë, por ka shpjeguar se vendosi të qëndrojë në stolin e "Selecaos". Pas javësh të mbushura me spekulime dhe ndryshime të vazhdueshme, Italia ka përcaktuar trajnerin e saj të ri, Roberto Mancinin. Përpara emërimit të tij, FIGC (Federata Italiane) kishte zhvilluar bisedime edhe me Pep Guardiolën, Andrea Pirlon dhe Carlo Ancelottin. LEXO edhe...Mançini i sigurt në sukses: Jam këtu për ta rikthyer Italinë aty ku e meriton Në një intervistë për ESPN, Ancelotti sqaroi arsyet e refuzimit të ofertës për të drejtuar Italinë. "Nuk ishte çështje kontrate, nuk ishte kjo arsyeja. Mora këtë vendim sepse kam një angazhim me Federatën Braziliane dhe sepse ky vend më ka pritur jashtëzakonisht mirë gjatë këtij viti të parë. Dua të qëndroj këtu. Sigurisht që e falenderoj Federatën Italiane, por mendoj se është e drejtë të vazhdoj aty ku jam pritur kaq mirë dhe ku më është dhënë mundësia të punoj në kushtet më të mira", tha ai. Ancelotti vazhdon me Brazilin - Trajneri italian ka vendosur të vazhdojë aventurën në krye të Brazilit. Ai ka një kontratë me Federatën Braziliane të Futbollit që zgjat deri në korrik të vitit 2030, çka i jep mundësinë të ndërtojë një projekt afatgjatë dhe të synojë rikthimin e Brazilit në majën e futbollit botëror. Pas zhgënjimit në Kupën e fundit të Botës, ku Brazili u eliminua në fazën e 1/8-ave nga Norvegjia, Ancelotti tha se skuadra duhet të mësojë nga gabimet, por pa humbur fokusin te e ardhmja. "Rezultatet në Botëror nuk ishin të mira. Të gjithë jemi të zhgënjyer dhe të trishtuar. Duhet të analizojmë atë që ndodhi, por në të njëjtën kohë të shohim përpara, sepse brezi i ardhshëm i futbollistëve është shumë cilësor. Ky vend gjithmonë ka nxjerrë lojtarë me talent dhe besoj se mund të ndërtojmë një të ardhme shumë të mirë këtu", tregoi Ancelotti. Pas përfundimit të turneut, Neymar konfirmoi tërheqjen nga kombëtarja, ndërsa e ardhmja e futbollistëve me eksperiencë si Casemiro dhe Marquinhos mbetet ende e paqartë. Ancelotti bëri të ditur se ndryshimet do të jenë të kujdesshme, duke mos përjashtuar lojtarët që ende mund të kontribuojnë. "Do të fillojmë të ndërtojmë një ekip të ri, duke vëzhguar dhe testuar lojtarë të rinj, por pa përjashtuar futbollistët që ishin me ne në Kupën e Botës dhe që ende kanë shumë për t'i dhënë kombëtares", deklaroi trajneri italian. Objektivi kryesor i Brazilit tashmë është Copa America 2028, ndërsa muajin shtator "Selecao" do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Australisë. Ancelotti pritet t'i shfrytëzojë këto sfida për të testuar emra të rinj dhe për të hedhur themelet e skuadrës që do të synojë rikthimin në majën e futbollit botëror në Kupën e Botës 2030. S.Dh/ReportTv.al Italia brazili Carlo Ancelotti Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.8% Jo 29.7% Nuk e di 6.5% Vota total: 9567 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

