Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se Serbia, nuk do ta njohë kurrë Kosovën, pavarësisht presioneve të ndërkombëtarëve, veçanërisht Gjermanisë, e cila do të financojë Policinë e Kosovës me 3 milionë euro. “Ata duan të shohin një Kosovë të pavarur me çdo kusht dhe duan të ushtrojnë sa më shumë presion mbi Serbinë që ajo ta njohë një Kosovë të pavarur. Kjo nuk do të ndodhë pavarësisht se sa i madh është presioni. Dje ata shpikën një histori se si serbët luftuan me njëri-tjetrin”, tha mes të tjerash Vuçiç. Duke folur për serbin Nenad Rashkoviç, i cili pretendon se është dhunuar nga Policia e Kosovës, Vuçiç thotë se gënjeshtra të tmerrshme po vijnë nga Prishtina, ndërsa sipas tij, bashkësia ndërkombëtare hesht. LEXO EDHE:Eduard Zaloshnja: 35 miliardë euro në 35 vjet, kostoja e korrupsionit dhe paaftësisë shtetërore “Unë do ta vizitoj sërish në spital. Jam i tmerruar nga gënjeshtrat që vijnë nga Prishtina. Dhe çfarë heshtjeje monstruoze nga e ashtuquajta bashkësi ndërkombëtare”, vijoi më tej Vuçiç. Presidenti serb shtoi se u vu në shënjestër nga mediat pranë opozitës kur foli për një ndryshim të mundshëm në rrjedhën e ujit të Ibrit. "E patë se çfarë gjuetie nisi kundër meje kur përmenda diçka që ishte një ide legjitime boshnjake për të ndërtuar një hidrocentral të kthyeshëm pranë Ribariçit, i cili ndryshon pjesërisht rrjedhën e Ibrit. Dhe kjo është një ide nga 20, 30 vjet më parë. Pse? Sepse duhet të shtypësh çdo ide serbe të rezistencës në rrënjë. Sepse një serb nuk duhet të jetë serb. Sidomos një serb në Kosovë nuk duhet të jetë serb, ai duhet të jetë serbi i Rashiçit dhe Kurtit. Ai nuk duhet ta ketë Beogradin si kryeqytet, por Prishtinën dhe Tiranën e ndoshta Brukselin”, tha mw tej Vuçiç. Këto komente vijnë pas ditë të tëra replikash mes zyrtarëve të Beogradit dhe Tiranës zyrtare, lidhur me devijimin e lumit Ibër. Shqipëria i ka kujtuar Serbisë se Kosova nuk është pjesë e saj, por diplomacia serbe i ka kërkuar të qëndrojë larg kësaj çështjeje, me argumentin se është çështje e brendshme. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: njohja e kosoves lumi iber shqiperi Nenad Rashkoviç aleksander vucic serbia kosove Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
9 Gusht, 17:40
A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 40.3% Jo 52.7% I/e dyzuar 7% Vota total: 5256 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

