Salla e Shtypit e Vatikanit ka publikuar fotografitë e para të Papa Leoni XIV pas ndërhyrjes kirurgjikale për heqjen e një tumori malinj në mushkërinë e djathtë, ndërsa gjendja e tij shëndetësore vijon të përmirësohet. Nga spitali Gemelli në Romë, Ati i Shenjtë ka kremtuar meshën dhe ka shpërndarë vetë kungimin, duke treguar se rikuperimi pas operacionit po ecën pozitivisht. LEXO edhe...Papa Leone XIV vijon detyrat nga spitali, emëron dy ipeshkvij të rinj Sipas buletinit të katërt mjekësor, analizat e gjakut dhe radiografia e kraharorit kanë konfirmuar përmirësimin e vazhdueshëm të gjendjes së tij të përgjithshme. Papa po kryen seanca fizioterapie respiratore dhe është në gjendje të kryejë aktivitetet e përditshme në mënyrë të pavarur. Ndërkohë, të dielën ai pritet të recitojë lutjen e Engjëllit të Tënzot (Angelus) nga spitali Gemelli. A.C/ReportTv.al rome Papa Leoni XIV Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 17.3% Jo 79.1% Disi 3.6% Vota total: 2447 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

