Lajme Zone
Bllokohen 6 fluturime me Rinasin/ Prek linjat e Pisa, Milano, Torino, Rimini dhe Genova
BotëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Bllokohen 6 fluturime me Rinasin/ Prek linjat e Pisa, Milano, Torino, Rimini dhe Genova

Italia ka përgjysmuar numrin e avionëve që mund të menaxhohen në hapësirën e saj ajrore, pas problemeve të shfaqura gjatë natës në rrjetin e transmetimit të të dhënave që mbështet shërbimet e kontrollit të trafikut ajror në të gjithë vendin. Kompania italiane e navigimit ajror ENAV përjashtoi mundësinë e një sulmi kibernetik ndersa mijera fluturime jane perballur me Vonesa dhe Anulime.

Perballe kesaj situate me te cilen po perballet Italia, Aeroporti Nderkombetar I Tiranes Nene Tereza leshoi njoftimin e rendesishem per anulimin e disa fluturimeve nga Shqiperia drejt Italise dhe anasjelltas me linjat te cilat perfshijne qytete si Milano, Torino, Verona, Pisa, Rimini dhe Gjenova.

Aeroporti Nderkombetar i Tiranes keshilloi pasagjeret Shqiptare te kontrollojne ne menyre te vazhdueshme njoftimet nga Kompanite Ajrore mbi statusin e Fluturimit te Tyre.

Për të garantuar vijimin e fluturimeve, Kompania Italiane e Navigimit Ajror ENAV bëri të ditur se po përdor sisteme alternative të transmetimit të të dhënave, me qëllim që të mundësojë sa më shumë nisje avionësh gjatë mëngjesit të së premtes, përfshirë edhe fluturimet ndërkontinentale. Megjithatë, trafiku ajror po operon me 50% të kapacitetit të përgjithshëm. Sipas kompanisë, sistemet rezervë kishin mundësuar funksionimin normal të trafikut ajror deri në orën 06:00. Por, me rritjen e numrit të fluturimeve dhe vazhdimin e problemeve teknike, u vendosën masa për rregullimin e flukseve të trafikut dhe kufizimin e numrit të avionëve që mund të menaxhohen në hapësirën ajrore italiane.

Problemet kanë shkaktuar vonesa në aeroporte të ndryshme të vendit, përfshirë aeroportin Fiumicino të Romës, si dhe aeroportet që u shërbejnë qyteteve të Milanos dhe Bergamos.

Kompania Italiane e Navigimit Ajror ENAV njoftoi se teknikët kanë identifikuar anomalitë në rrjetin e transmetimit të të dhënave dhe po angazhojnë të gjitha burimet në dispozicion për të rikthyer funksionimin e plotë dhe për të minimizuar pasojat për udhëtarët. Kompania përjashtoi veprimtarinë keqdashëse, duke theksuar se, pavarësisht ndërprerjeve dhe kufizimeve, siguria e operacioneve të fluturimit nuk është cenuar. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet