Lajme Zone
PolitikëReport TV

I mituri në mes ‘betejës’ me gurë e gaz në protestë, efektivi i jep kokoren për ta mbrojtur! Babai kundërshton dhe përplaset me policët: Do vdesim këtu! Refuzon edhe ambulancën


Një incident i rëndë është regjistruar në protestën para Kryeministrisë. Një fëmijë i mitur, që mbante në dorë edhe një flamur shqiptar, është gjendur në mes të betejës të protestuesve dhe policisë. Të maskuarit po hidhnin breshëri plumbash ndaj policëve, ndërsa këta të fundit përgjigjeshin me gaz lotsjellës.

Një incident i rëndë është regjistruar në protestën para Kryeministrisë. Një fëmijë i mitur, që mbante në dorë edhe një flamur shqiptar, është gjendur në mes të betejës të protestuesve dhe policisë. Të maskuarit po hidhnin breshëri plumbash ndaj policëve, ndërsa këta të fundit përgjigjeshin me gaz lotsjellës. Në një moment babai me bashkë më të miturin futen në mes të gazit lotsjellës, ndërsa sulmet me gurë vijon ende. Policia arriti të krijojë një kordon për të shmangur sulmet me gurë që mund të rrezikon të miturin dhe tentuan edhe t’i japin një kokore. Por babai i tij kundërshton ashpër policët dhe refuzon që të largohet nga protesta, duke thënë “do vdesim këtu”. LEXO edhe...Protestuesit e maskuar i japin direktiva njëri-tjetrit pasi sulmojnë me gurë te Kryeministria: Tërhiquni çuna, afrohuni këtej "Le të na vrasin këtu. Do të vdes këtu. Ikni mos më prekni. Shikoni punën tuaj. Mos ma prekni fëmijën", dëgjohet të thotë i rrituri. Në pamjet që sjell Report Tv dallohet momenti kur ai kërkon të largohet nga kordoni mbrojtës që ka krijuar policia. Ai kap fëmijën për dore dhe e tërheq drejt grupit të protestuesve. Por policia e pengon dhe arrijnë që ta zhvendosin në anë të godinës së qeverisë dhe larg sulmeve. I mituri ka qenë pa maskë dhe ndihet keq edhe për shkak të pranisë së shumtë të gazit lotsjellës. Policët i japin një maskë, ndërsa ndonëse ambulanca i erdhi në ndihmë, prindi e refuzoi. Xh.K/E.H/ReportTv.al protestat kunder qeverise Tirane Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 17.3% Jo 79.1% Disi 3.6% Vota total: 2447 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?