Protesta në bulevard Pas rreth një ore përplasjesh, policia ka arritur të largojë protestuesit përtej urës së Lanës, duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Protestuesit kanë kundërshtuar ndërhyrjen me gurë, por nuk kanë mundur të mbajnë pozicionet në bulevard... Pas rreth një ore përplasjesh të pandërprera mes protestuesve dhe forcave të rendit, policia ka arritur të shpërndajë turmën nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, në qendër të Tiranës.
Forcat e rendit i kanë shtyrë protestuesit përtej urës së Lanës, ndërsa dhjetëra efektivë, të mbështetur nga dy automjete që hedhin ujë me presion, kanë krijuar një barrikadë për të penguar rikthimin e tyre në bulevard.
Nga ana tjetër, protestuesit kanë kundërshtuar ndërhyrjen e policisë duke hedhur gurë, por nuk kanë mundur të rezistojnë gjatë përballë gazit lotsjellës dhe ujit me presion që forcat e rendit kanë përdorur për shpërndarjen e turmës.
Megjithëse palët kanë vijuar përplasjet në distancë, deri në këto momente në bulevard nuk janë regjistruar përleshje të drejtpërdrejta si ato që kanë karakterizuar protestat e ditëve të fundit.
Protestat e studentëve, të cilët kërkojnë largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit, kanë vijuar me tensione, ndërsa policia ka përqendruar forcat në kontrollin e bulevardit dhe pengimin e rikthimit të protestuesve. Grupe të vogla protestuesish, kryesisht adoleshentë kanë ndërmarrë akte të dhunshme ndaj godinës së ish-hotel Dajtit, por edhe te Piramida, ndërsa forcat e rendit kanë ndërhyrë tek kjo e fundit. Me ndërhyrjet e vazhdueshme, gjithsesi, policia ka arritur të shpërndajë një pjesë të konsiderueshme të protestuesve, që pvr t'i shpëtuar gazit lotsjellës, janë zhvendosur në brendësi të parkut "Rinia", ose në pjesën e bulevardit, pranë Ministrisë së Brendshme. protesta perplasje policia Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet “Do t’i mbrojmë fëmijët tanë me jetë”, protestuesi: Kjo nuk është protestë partiake, por popullore! 16 Tetor 2026, 17:3217:32Aktualitet Tirana në përplasje, policia mbulon me gaz lotsjellës bulevardin; protestuesit kundërpërgjigjen me gurë (Video) 16 Tetor 2026, 16:5416:54Aktualitet Dhuna në protestë fs dy policë, Skënder Hita i pezullon dhe nis hetimin 16 Tetor 2026, 16:2116:21Aktualitet Protesta e studentëve, tensione para Kryeministrisë; policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion 16 Tetor 2026, 16:1516:15Aktualitet “Ata kanë vila, ne mendojmë çfarë do hamë”/ Studenti në protestë: Me 500 mijë lekë rrogë nuk përballojmë as qiranë! 16 Tetor 2026, 16:0616:06Aktualitet Përshkallëzohet protesta e studentëve, shkallmohet dera e Ministrisë së Ekonomisë dhe i vihet flaka 16 Tetor 2026, 15:4315:43Aktualitet

