Lajme Zone
Romë/ 13-vjeçari plagos mësuesen me thikë dhe tenton ta transmetojë sulmin live në Telegram! Shokët: Donte të hakmerrej për notën
BotëReport TV

Romë/ 13-vjeçari plagos mësuesen me thikë dhe tenton ta transmetojë sulmin live në Telegram! Shokët: Donte të hakmerrej për notën

Sipas mediave italiane, adoleshenti iu afrua fillimisht mësueses dhe i hodhi spraj djegës. Pak çaste më vonë nxori thikën dhe e goditi, duke i shkaktuar plagë të lehta. Mësuesja 66-vjeçare u dërgua menjëherë në spital,

Një sulm i rëndë brenda një shkolle në Romë ka tronditur Italinë. Një nxënës 13-vjeçar plagosi me thikë mësuesen e tij, 66 vjeccare në shenjë hakmarrje ndaj një note të keqe. Ai planifikonte ta transmetonte vrasjën në rrjetin Telegram. Sulmi ndodhi mëngjesin e së premtes në shkollën "Giovanni Verga", në zonën e Centocelle. Sipas hetimeve të para, adoleshenti mbante me vete një thikë dhe një bombol me spraj djegës. Fillimisht ai e spërkati mësuesen dhe më pas e goditi me thikë, duke i shkaktuar plagë sipërfaqësore. LEXO edhe...Në kërkim për vrasje mbetur në tentativë dhe shitje të narkotikëve, pranga 2 shqiptarëve në Itali! Pritet ekstradimi (VIDEO) Sipas mediave italiane, 13-vjeçari dyshohet se mbante në kokë edhe një kamerë "GoPro", me të cilën filmoi sulmin. Hetuesit po verifikojnë gjithashtu një grup në Telegram, ku ai dyshohet se ishte lidhur për të transmetuar ngjarjen teksa ndodhte. Sipas të dhënave paraprake, transmetimi nuk arriti të niste, por po hetohet nëse në anën tjetër të lidhjes kishte persona të tjerë, të mitur ose të rritur. Mësuesja, Isabella Marsilio, 66 vjeçe, u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por sipas familjarëve është në gjendje të rënduar psikologjike pas sulmit. Bashkëshorti i saj tha se ende nuk ka një tablo të plotë të ngjarjes, por shtoi se 13-vjeçari kishte dy provime për të shlyer, një prej të cilëve duhej ta jepte pikërisht të premten. "Shpresoj ta fusin në burg atë dhe prindërit e tij", deklaroi ai për mediat italiane. Ndërkohë, disa ish-nxënës të shkollës pretendojnë se adoleshenti e kishte planifikuar sulmin për t'u hakmarrë ndaj mësueses, pasi ajo i kishte vendosur një notë të dobët në fund të vitit të kaluar shkollor. Sipas tyre, ai "e kishte mbajtur mend" atë episod dhe kishte vendosur të hakmerrej. Ky version po verifikohet nga autoritetet dhe deri tani nuk është konfirmuar zyrtarisht. Karabinierët kanë sekuestruar telefonin e 13-vjeçarit dhe do të analizojnë komunikimet e tij për të zbuluar me kë ishte në kontakt para sulmit dhe nëse ngjarja ishte organizuar apo lidhej me një sfidë në rrjetet sociale. U.D/ReportTv.al itali rome vrasje me thike Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.8% Të gabuar 89.5% Nuk e di 4.7% Vota total: 3362 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?