Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përsëritur premtimin e tij se çdo amerikan do të marrë 5 mijë dollarë nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e mesmandatit. Gjatë një takimi në Karolinën e Veriut, një nga shtetet kyçe për rezultatin e zgjedhjeve, Trump tha: “Nëse fitojmë, do t’ju sigurojmë 5 mijë dollarë. Kaq. Shumë e thjeshtë.” LEXO edhe...OKB pretendon se SHBA-ja ka kryer krime lufte në Iran, Shtëpia e Bardhë hedh poshtë raportin Megjithatë, kandidatët republikanë që folën në të njëjtin aktivitet nuk e përmendën fare këtë premtim. Sipas ABC News, edhe një javë pasi Trump prezantoi idenë e të ashtuquajturit “dividend i Trump” në konventën e partisë në Dallas, ka pak shenja se kandidatët republikanë në garat më të forta zgjedhore e kanë përqafuar atë si pjesë të fushatës. Premtimi nuk është bërë pjesë e reklamave televizive, as të organizatës politike të Trump dhe as të kandidatëve republikanë. Për këtë çështje flitet kryesisht vetëm kur gazetarët bëjnë pyetje, ndërsa Komiteti Kombëtar Republikan (RNC) e konsideron propozimin pjesë të programit ekonomik të Trump. Zëdhënësja e RNC-së, Natalie Baldassarre, tha se republikanët duhet ta bazojnë fushatën te programi i presidentit, duke përfshirë edhe përpjekjet për t’u lënë më shumë para qytetarëve amerikanë. Një nga përjashtimet është kongresmeni republikan Derrick Van Orden, i cili e ka mbështetur publikisht propozimin. Ideja vjen në një kohë kur ekonomia amerikane përballet me norma më të larta interesi, inflacion të vazhdueshëm dhe rritje të çmimeve të karburanteve. Më herët, Trump kishte premtuar edhe pagesa prej 2 mijë dollarësh ose më shumë, të cilat sipas tij do të financoheshin nga të ardhurat e tarifave doganore dhe kursimet e Ministrisë për Efiçencën e Qeverisë, por ato nuk u realizuan. Trump ka deklaruar se mendon se për këtë plan, kostoja e të cilit mund të kalojë 1 trilion dollarë, nuk do të jetë i nevojshëm miratimi i Kongresit. Megjithatë, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, ka lënë të kuptohet se një vendim i tillë do të kërkonte miratimin e ligjvënësve. Demokratët e kanë kritikuar premtimin, duke kujtuar nismat e mëparshme të parealizuara. Zëdhënësi i komitetit demokrat për fushatën në Dhomën e Përfaqësuesve, Viet Shelton, tha se bëhet fjalë për “një premtim të ricikluar dhe të pambajtur”. Ndërkohë, strategu republikan dhe ish-drejtori i komunikimit të RNC-së, Doug Heye, u shpreh se nuk është e vështirë të kuptohet pse shumë kandidatë republikanë nuk e kanë përqafuar këtë premtim. Sipas tij, plani nuk ka një mënyrë të qartë financimi dhe mund të nxisë inflacionin. U.D/ReportTv.al donald trump SHBA partia republikane Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.8% Të gabuar 89.5% Nuk e di 4.7% Vota total: 3440 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?

