Lajme Zone
Roma i përgjigjet përmbysjes së çmendur të Interit, mposht Atalanta-n në limite! City bën detyrën, Tottenham s'di si fitohet (VIDEO)
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Roma i përgjigjet përmbysjes së çmendur të Interit, mposht Atalanta-n në limite! City bën detyrën, Tottenham s'di si fitohet (VIDEO)

Roma i është përgjigjur Interit me të njëjtën mënyrë, duke bërë një përmbysje të çmendur ndaj Atalanta-s, teksa të dy skuadrat ndajnë kreun.

Përmbysja e çmendur kundër Atalanta-s e ka rikthyer Romën në krye të Seria A. Skuadra e drejtuar nga Gasperini ia doli të fitonte me rezultatin 2-1 falë golave që erdhën në ekstremin e lojës. Në Olimpico shifrat u zhbllokuan në pjesën e dytë nga Ederson, ndërsa barazimi i Romës me Hermoso-n erdhi në minutën e 89. Edhe pse në limitet e lojës romakët s’e lanë me kaq. Soule i aktivizuar si zëvendësues, në minutën e 93 realizoi golin e fitores, duke çuar në delir tifozërinë vendase. Me këtë fitore, por falë edhe golavarazhit, Roma mban vendin e parë me 9 pikë bashkë me Interin, që gjithashtu bëri një përmbysje të jashtëzakonshme kundër Napolit në San Siro. Pas pjesës së parë pa gola me të nisur e dyta Napoli realizoi dy herë. Fillimisht me Politano-n dhe më pas me Hojlund. LEXO edhe...Liverpool gjen fitoren e parë në Premier League, Como shkëlqen në Itali! Nisje e dobët për kampionët e Champions League, vetëm 2 pikë në 3 ndeshje Pa kaluar shumë Lautaro Martinez shkurtoi diferencat, ndërsa në minutën e 82 Thuram me kokë barazoi rezultatin. Pjesa më e bukur ende s’kishte ardhur, pasi në shtesë sërish Lautaro Martinez realizoi golin e fitores duke çuar në festë zikaltërit, të cilët demostruar forcën e kampionit. Për Napolin kjo ishte humbja e dytë radhazi pas asaj kundër Como-s. Në Premier League City-t i mjaftoi goli i Erling Halaand për të marrë 3 pikët kundër Coventry-t. Debutuesit u mposhtën 1-0, ndërsa ky sukses e dërgoi City-n në kuotën e 9 pikëve pas 3 ndeshjeve të para. Tottenham ndërkohë, pavarësisht merkatos me shifra të frikshme, vijon të mos e njohë fitoren. Këtë fundjavë barazoi 0-0 kundër Nottingham. Share Share Share Ne.k./ReportTv.al Seria A premier league Inter roma Manchester City Tottenham Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.8% Të gabuar 21.1% Nuk e di 4.1% Vota total: 4411 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?