Një 22-vjeçar shqiptar në Treviglio është vënë në pranga pasi tentoi të vriste një maroken. Ngjarja ka ndodhur në një stacion treni të enjten në mbrëmje kur i riu sulmoi me thikë 35-vjeçarin. Sipas versionit të prokurorisë, ‘molla’ e sherrit mes dy burrave dyshohet se ishte e dashura e marokenit. LEXO edhe...Shënoi rekord me qeverinë më jetëgjatë në 80 vite në Itali, Meloni i përgjigjet urimit të Ramës: Miku im Edi, kur gjen ekipin e duhur, gjithçka bëhet më e lehtë! Shqipëria mike e çmuar Rreth orës 22:00, 35-vjeçari dhe shqiptari zbritën në Treviglio nga i njëjti tren. Në stacion, i prisnin edhe dy persona të tjerë nga Afrika e Veriut, miq të të plagosurit. Ata po debatonin që më parë dhe përplasja u bë gjithnjë e më e dhunshme. “I pashë duke zbritur nga vagoni duke u grindur dhe aty iu afruan edhe dy burra të tjerë” tregon Butt Mazahr, pronari i lokalit aty pranë, Sëeet Coffee, i cili e pa dhunën nga banaku i barit, ndërsa edhe klientët ndiqnin gjithçka të habitur. Shqiptari bërtiste: “Ju vras more marokenë, ju vras!” Kamerat kanë filmuar një pjesë të madhe të fazës së parë të sherrit, gjatë së cilës, dyshohet se i shtyrë nga xhelozia, afrikano-veriori, klandestin në Itali dhe ishte tashmë i njohur për autoritetet, e ka kërcënuar shqiptarin në nënkalim me një thikë të madhe kuzhine. Gjithçka mund të kishte përfunduar aty. Por në një parkim në bulevardin Vittorio Veneto, pranë xhamisë, ndodhi sulmi. Sipas dëshmive të personave që po përgatiteshin për falje dhe të atyre që e panë skenën nga rruga ose nga dritaret e shtëpive, 22-vjeçari, i armatosur me dy thika, ndoqi marokenin dhe e goditi me thikë në krah dhe në mes të shpinës. “Pashë shqiptarin që ndiqte tjetrin dhe e godiste me thikë në shpinë. Ambulancën e thirri një grua, e cila gjithashtu e kishte parë skenën”, tregoi banakieri. Ekipet e urgjencës e transportuan të plagosurin në spitalin e Treviglios, në gjendje të rëndë. Dje, gjatë ditës, gjendja e tij u stabilizua, por ai mbetet i shtruar në spital me prognozë të rezervuar. Dëshmi e dhunës së sulmit dhe e sasisë së madhe të gjakut që humbi burri pas goditjeve ishte një gjurmë e kuqe gjaku e mbetur në asfaltin e bulevardit Vittorio Veneto. Agresori i tij u arrestua që të enjten në mbrëmje nga karabinierët e Treviglios, të cilët sekuestruan gjithashtu armën e përdorur për të goditur rivalin: një biçak. I riu ka pranuar se e ka goditur me thikë 35-vjeçarin, por është përpjekur të minimizohë përgjegjësinë e tij. Para hetuesve, ai shpjegoi se kishte reaguar për t’u mbrojtur nga sulmi. Të hënën, do të merret në pyetje nga gjyqtari i hetimeve paraprake, gjatë seancës për masën e sigurisë./Corriere P.J/ReportTv.al treviglio shqiptarët në itali plagosje me thike itali Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.8% Të gabuar 21.1% Nuk e di 4.1% Vota total: 4411 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?

