Një robot humanoid është bërë protagonist i një momenti të pazakontë në Dubai, teksa është përfshirë në një valle shqiptare. I veshur me flamurin kuqezi, roboti shihet duke tentuar të ndjekë lëvizjet tradicionale, ndërsa përballë tij një shqiptar i tregon hapat e valles. Pamjet e publikuara nga Euro Zelna tregojnë robotin me krahët e ngritur dhe duke imituar lëvizjet e partnerit të tij. Përpjekja e tij për të ndjekur ritmin krijon një skenë të veçantë, ku tradita shqiptare takohet me teknologjinë moderne. Me rrokaqiejt e Dubait në sfond, videoja sjell një pamje krejt të veçantë, një robot humanoid duke mësuar vallen shqiptare në një nga qytetet më moderne të botës.

