Ergys Agasi Eno Agasi e largoi qindra shishe vere të markave të shtrenjta, me vlerë rreth 950 mijë euro, të cilat autoritetet i kishin bllokuar në vilën e Ergys Agasit. Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Eno Agasin, kushëririn e biznesmenit Ergys Agasi, i cili u arrestua dy ditë më parë pas disa muajsh në kërkim. Në përfundim të shqyrtimit, gjykata caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” dhe vendosi kalimin e dosjes në SPAK.
Eno Agasi nuk ka folur në seancë, ndërsa avokatët e tij kundërshtuan kalimin e çështjes në SPAK. Megjithatë kjo kërkesë nuk u mor parasysh nga gjyqtari Dritan Hallunaj.
Eno Agasi dyshohet se largoi qindra shishe vere të markave të shtrenjta, me vlerë të raportuar rreth 950 mijë euro, të cilat autoritetet i kishin bllokuar në vilën e Ergys Agasit. Zhduku shishet e verës me vlerë mbi 1 mln euro, arrestohet kushëriri i Ergys Agasit
16 Shtator, 19:05 Historia nisi në dhjetor 2025, kur hetuesit e BKH-së, gjatë kontrolleve në një vilë të lidhur me Ergys Agasin për dosjen e tenderëve të AKSHI-t, gjetën qindra shishe verë të kushtueshme pa pulla fiskale.
Doganat inventarizuan koleksionin, por për shkak të sasisë e lanë përkohësisht në ambientet ku u gjet. Kur u kthyen për ta marrë, verërat ishin zhdukur. Nga objekti mungonte edhe serveri i kamerave të sigurisë.
Dyshimet u drejtuan te Eno Agasi, të cilit i ishte lënë malli në ruajtje. Sipas materialeve të hetimit, ai dyshohet se largoi verërat gjatë natës dhe hoqi serverin që mund të përmbante pamjet e lëvizjeve në objekt.
Në mars 2026 u raportua se bëhej fjalë për rreth 600 shishe me vlerë mbi 1.3 milionë euro. Për këtë episod, ndaj Eno Agasit u caktua masa “arrest në burg” dhe ai u shpall në kërkim.
Më 2 mars 2026, Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencën dhe ia kaloi aktet SPAK-ut, për t'i bashkuar me procedimin penal nr. 20/1 të vitit 2025.
Arrestimi i Eno Agasit vjen rreth tre javë pas kapjes së kushëririt të tij, Ergys Agasi. ergys agasi 1 mln euro verë Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike U rrëzua në një lokal në Shkodër, 25-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Traumës 18 Shtator 2026, 13:1513:15Kronike Shfrytëzonte vajzat për prostitucion, arrestohet në Peshkopi Gëzim Dani; pritet ekstradimi në Itali 18 Shtator 2026, 11:4611:46Kronike Në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasjeje dhe drogë, arrestohen në Itali dy shqiptarë; pritet ekstradimi 18 Shtator 2026, 11:3711:37Kronike 50 mln euro kokainë, goditet banda shqiptare që frymëzoi serialin spanjoll; manovra për të humbur gjurmët 18 Shtator 2026, 07:3407:34Kronike Video/ Nga goditja me thikë në berberhane te sherri, publikohen pamjet e plagosjes në Sarandë 17 Shtator 2026, 21:4021:40Kronike Detaje nga plagosja e dy vëllezërve në Sarandë, arrestohen tre persona 17 Shtator 2026, 14:5714:57Kronike

