Po shkon drejt mbylljes rivlerësimi i pasurive të paluajtshme që nisi në mars të këtij viti. Deri më tani nga ky proces buxheti i shtetit ka fituar nga procesi i rivlerësimit 177 milionë euro. Drejtoria e Tatimeve iu rikujton qytetarëve të shfrytëzojnë këtë proces për të kryer rivlerësimin deri më 31 dhjetor 2026 kur është edhe afati i fundit të këtij ligji. LEXO edhe...Të ardhurat tatimore arritën në 40.1 miliardë lekë në tetor, 11.2% më shumë se në 2025-ën! Tatimet: Rritje pavarësisht rënies së tregtisë nga protestat Përmes rivlerësimit, qytetarët afrojnë vlerën e pronës me çmimet reale të tregut kundrejt një tatimi prej 5%. Njëjtë edhe për bizneset që kryejnë këtë procedurë. Ndërsa nga 2027-ta kur ky ligj nuk do jetë më në fuqi, tatimi që do të paguajnë qytetarët për në rast se shesin pronën mbi vlerën e deklaruar në kartelën e pasurisë do të paguajnë tatim 15%. P.J/ReportTv.al rivleresimi i pronave drejtoria e tatimeve Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 49% Veliajn 18.2% Asnjërin 32.8% Vota total: 1843 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?

