Lajme Zone
Rita Ora flet për sendin që s'e ndan kurrë nga vetja: Ndihem e mbrojtur! Jam supersticioze, ne shqiptarët jemi rritur me besëtytni
KulturëReport TV

Rita Ora flet për sendin që s'e ndan kurrë nga vetja: Ndihem e mbrojtur! Jam supersticioze, ne shqiptarët jemi rritur me besëtytni

Në një intervistë për New York Times këngëtarja rrëfen për një varëse të krijuar enkas për të që s'e ndan kurrë nga vetja dhe për gjeste të gjyshes së saj që kanë lënë gjurmë tek ajo.

Rita Ora ka ndarë një anë më personale të jetës së saj, duke zbuluar se mban gjithmonë me vete një varëse të veçantë me kristale, të cilën e konsideron një burim qetësie dhe ekuilibri mes ritmit të ngarkuar të karrierës. Në një intervistë për “The New York Times”, këngëtarja me origjinë shqiptare tregoi se varësja ishte një dhuratë që mori për 34-vjetorin nga një prej mikeshave të saj më të afërta. Sipas saj, bizhuteria është krijuar posaçërisht për të, me kristale të zgjedhura në bazë të energjisë dhe domethënies që mbart secili prej tyre. LEXO edhe...Sot ndeshjet e Shqipërisë e Kosovës për play off-in e Botërorit, Rita Ora u uron fat: Shkruani historinë! "Është një lloj objekti që më ndihmon të çliroj stresin dhe të ruaj energjinë time. Në këtë industri është shumë e lehtë të humbasësh ekuilibrin, ndaj kjo më ndihmon të qëndroj e përqendruar", u shpreh artistja. Rita zbuloi se varësja përmban citrin, që simbolizon energjinë pozitive dhe gëzimin, kuarc të tymosur për ta mbajtur me këmbë në tokë, ametist të gjelbër për të ushqyer pafajësinë dhe kuarc të pastër për të forcuar synimet dhe vetëdijen. Edhe pse pranon se nuk mund ta shpjegojë shkencërisht ndikimin e tyre, ajo beson se energjia që përcjellin kristalet është e vërtetë. "Ndoshta është thjesht psikologjike, por ndihem e mbrojtur. Ndihem më e qëndrueshme. Nuk e di nëse është placebo, por besoj se këto gjëra mbajnë energji dhe energjia është reale", tha Rita. Këngëtarja shtoi se varësen e ka pothuajse gjithmonë me vete. "E vendos sa herë që mundem. Ndërroj shpesh veshjet, kështu që nëse nuk përputhet me to, e mbaj në çantë. Është gjithmonë me mua", tregoi ajo. Gjatë intervistës, Rita Ora foli edhe për ndikimin që kanë pasur traditat shqiptare në jetën e saj, duke pranuar se është supersticioze dhe se është rritur me besime popullore që i kujton ende me shumë nostalgji. "Po, jam supersticioze. Mendoj se ne, evropianët lindorë, sidomos unë që vij nga një familje shqiptare, jemi rritur me besëtytni. Gjyshja ime bënte gjithmonë rituale nën dritën e hënës së plotë dhe lexonte filxhanin e kafesë të kthyer përmbys, sikur të ishte një hartë e së ardhmes", rrëfeu ajo. Në planin profesional, Rita Ora vazhdon të jetë e angazhuar me disa projekte njëherësh. Ajo po promovon filmin “Descendants: Wicked Wonderland”, ku interpreton Mbretëreshën e Zemrave, ndërsa ka përfunduar edhe xhirimet e filmave “Honeymoon With Harry dhe Voltron”. Paralelisht, artistja po punon për këngë të reja dhe vazhdon turneun e saj me koncerte në Evropë. P.J/ReportTv.al rita ora Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.1% Jo 29% Nuk e di 6.9% Vota total: 3742 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?