Kreu i PD-së Sali Berisha ka zbarkuar në Korçë ku po mban foltoren e radhës të Ripërtëritjes.
Berisha është pritur nga anëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike, të cilët kanë marrë pjesë në takimin e zhvilluar në qytetin juglindor.
Gjatë takimit pritet që kryedemokrati të ndalet te zhvillimet brenda Partisë Demokratike, situata politike në vend dhe organizimi i strukturave të partisë në kuadër të kësaj nisme.
“Foltorja” në Korçë është pjesë e takimeve që Berisha po zhvillon me bazën e Partisë Demokratike në kuadër të procesit të prezantuar si “Ripërtëritja”./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

