Lajme Zone
Rinisin operacionet për shuarjen e zjarrit në Fier, flakët përfshijnë edhe Frakullën
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Rinisin operacionet për shuarjen e zjarrit në Fier, flakët përfshijnë edhe Frakullën

Operacioni për shuarjen e zjarrit në Fier ka rinisur mëngjesin e sotëm, ndërsa flakët që kanë përshkuar katër fshatra kanë prekur edhe zonën e Frakullës.

Operacioni për shuarjen e zjarrit në Fier ka rinisur mëngjesin e sotëm, ndërsa flakët që kanë përshkuar katër fshatra kanë prekur edhe zonën e Frakullës.

Në terren janë angazhuar rreth 90 trupa të Forcave të Armatosura dhe të Repartit të Poshnjës, të cilët po vijojnë ndërhyrjen në vatrën e zjarrit në fshatin Frakull.

Zjarri po përhapet në një masiv me pisha, ku prania e tymit është e lartë. Në perimetrin e vatrës ndodhen edhe 7 mjete zjarrfikëse, së bashku me efektivët përkatës. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Ndërkohë, vatra vijon edhe në drejtim të fshatit Peshtan. Kjo pjesë e zonës aktualisht është e paaksesueshme për mjetet zjarrfikëse, ndërsa flakët ndodhen larg zonave të banuara.

Forcat në terren po vijojnë operacionin për izolimin dhe shuarjen e zjarrit, ndërsa situata po monitorohet në vijimësi. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet fierzjarr