Lajme Zone
Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Dubai 30-vjeçari
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Dubai 30-vjeçari

Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Dubai drejt Shqipërisë, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”.

Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Dubai drejt Shqipërisë, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”.

Policia e Shtetit bën me dije se ekstradimi i shtetasit me inicialet B. (H.) (A.), lindur në Kukës, u realizua falë bashkëpunimit dhe koordinimit informativ e operacional ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit në Tiranë dhe homologëve të Interpol Abu Dhabit.

30-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Dhuna në familje”.

Pas procedurave përkatëse, shtetasi B. (H.) (A.) është ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë, ku do të përballet me drejtësinë shqiptare.

Policia e Shtetit thekson se bashkëpunimi me autoritetet homologe në Emiratet e Bashkuara Arabe vijon intensivisht, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, për lokalizimin dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet