Një protestuese nga Universiteti Politeknik i Tiranës u ka bërë thirrje të rinjve të qëndrojnë të bashkuar dhe të vijojnë protestën deri në arritjen e kërkesave të tyre. Ajo theksoi se studentët, pedagogët dhe qytetarët kanë një kauzë të rëndësishme, ndërsa falënderoi rininë shqiptare që, sipas saj, ka larguar frikën. Protestuesja akuzoi pushtetin se po përdor çdo mjet për të shuar protestën. “Fuqia e rinisë është më e madhe. Po të jemi të bashkuar, çdo gjë arrihet dhe fitohet. Kushdo që mhet ta sabotojë këtë protestë është i mbaruar. Populli dhe profesorët kanë një kauzë të rëndësishme dhe s’ka kthim pas. Kuçedrës së kuqe i ka mbetur vetëm pak kohë dhe po përdor çdo gjë që të shuajë protestën. Qëllimi i studentëve është që të çlirohen nga kuçedra e kuqe, që të gjithë të kenë shanse të barabarta. E falënderoj rininë shqiptare, e cila në radhë të parë hoqi frikën. Mos kini frikë, deri në qëllimin përfundimtar, deri në arritjen e asaj që kemi kërkuar”, u shpreh ajo. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta
