Lajme Zone
PolitikëReport TV

Rindërtimi/ Nisin punimet për 223 apartamente të reja në Kombinat, Koçiu: Projekti u mbajt peng nga çështjet e pronësisë (VIDEO)


Sipas Koçiut, deri më tani janë shpërndarë 664 apartamente dhe familjet përfituese kanë hyrë në banesat e tyre.

Në zonën e Kombinatit ka nisur puna për ndërtimin e 223 apartamenteve të reja të cilat do t’u shpërndahen familjeve përfituese në kuadër të programit të rindërtimit. Gjatë vizitës së saj në rrugën “Shaban Bardhoshi”, ku po zhvillohen punimet pas dakordësimit për prishjen e një godine, në truallin e së cilës do të ndërtohen apartamentet e reja, zëvendëskryeministrja Albana Koçiu shpjegoi më shumë mbi vonesat në lidhje me këtë proces “Kemi nisur punën për ndërtimin e apartamenteve që do t’u shpërndahen banorëve, ndaj të cilëve kemi detyrimin të garantojmë një banesë pas dëmtimeve që pësuan shtëpitë e tyre. Kjo ka qenë një kërkesë e hershme, por procesi është vonuar për shkak të procedurave të gjata gjyqësore dhe sigurimeve të njëpasnjëshme të padive. Bëhet fjalë për dy prona me dy pretendues të ndryshëm në këtë zonë, çka e ka bërë të pamundur nisjen më herët të punimeve. Lajmi i mirë është se sot jemi në kushtet për të prishur këtë godinë dhe, me lirimin e sheshit, i hapet rruga ndërtimit të shpejtë”, deklaroi Koçiu. LEXO edhe...Tiranë/ 4 persona grabisin 3 pako në magazinat e kompanisë postare në Yrshek, dyshohet se një prej pakove kishte sende të paligjshme Sipas saj, deri më tani janë shpërndarë 664 apartamente dhe familjet përfituese kanë hyrë në banesat e tyre. “Në këtë zonë, pas lirimit të sheshit, do të ndërtohen tre pallate me gjithsej 223 apartamente. Ndërkohë, në godinën përballë do të shpërndahen edhe 75 apartamente të tjera, me short gjatë muajit shtator. Gjithashtu, kanë nisur procedurat për dy godina të tjera ‘me çelësa në dorë’, të cilat do të ofrojnë edhe 100 apartamente të tjera”, shtoi ajo. Paralelisht me ndërtimin e banesave, Bashkia e Tiranës do të ndërhyjë për rehabilitimin e infrastrukturës përreth, me synimin që zona e dedikuar për procesin e rindërtimit të zhvillohet si një kompleks modern banimi, në përputhje me standardet e kërkuara" tha Koçiu U.D/ReportTv.al Albana Koçiu Tirane kombinat Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.7% I gabuar 27.8% Nuk e di 8.5% Vota total: 2755 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?