Lajme Zone
Rikthehet vapa përvëluese, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Rikthehet vapa përvëluese, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C

Temperaturat ekstreme nisin që sot, duke shënuar fillimin e një vale të nxehti që pritet të zgjasë rreth 10 ditë në të gjithë vendin.

Temperaturat ekstreme nisin që sot, duke shënuar fillimin e një vale të nxehti që pritet të zgjasë rreth 10 ditë në të gjithë vendin.

Sipas meteorologes Lajda Porja, kjo e martë sjell një rritje të menjëhershme të temperaturave, me vlerat maksimale që do të arrijnë deri në 38°C, rreth katër gradë më shumë krahasuar me ditën e djeshme, kur termometri shënoi 33°C.

Gjatë paradites do të mbizotërojë moti i kthjellët, ndërsa në orët e pasdites priten vetëm kalime të lehta vranësirash, kryesisht në zonat veriore dhe lindore të vendit. Era do të fryjë nga veriperëndimi me intensitet mesatar.

Meteorologia theksoi se kjo është vetëm dita e parë e periudhës së temperaturave të larta, e cila pritet të zgjasë për rreth 10 ditë. Gjatë kësaj kohe, reshjet do të mungojnë pothuajse plotësisht në të gjithë territorin.

Sipas parashikimeve, nga dita e nesërme temperaturat do të vijojnë të rriten, ndërsa në mesin e javës termometri pritet të prekë edhe 40°C.