Lajme Zone
Rikthehet koncesioni i markimit të naftës: Pronarë të rinj dhe kosto shtesë për qytetarët
PolitikëJOQ Albania

Rikthehet koncesioni i markimit të naftës: Pronarë të rinj dhe kosto shtesë për qytetarët

Në një kohë kur qytetarët shqiptarë vazhdojnë të përballen me disa nga çmimet më të larta të karburantit në rajon e më gjerë, qeveria ka ndërmarrë një hap tjetër që do të rrisë më tej barrën fiskale mbi këtë produkt. Përmes një vendimi të fundit të Këshillit të Ministrave, është rikthyer me një emër të ri dhe aktorë të tjerë koncesioni i debatuar i markimit të naftës.

Në një kohë kur qytetarët shqiptarë vazhdojnë të përballen me disa nga çmimet më të larta të karburantit në rajon e më gjerë, qeveria ka ndërmarrë një hap tjetër që do të rrisë më tej barrën fiskale mbi këtë produkt. Përmes një vendimi të fundit të Këshillit të Ministrave, është rikthyer me një emër të ri dhe aktorë të tjerë koncesioni i debatuar i markimit të naftës.

Me propozim të Ministrit të Financave, Petrit Malaj, qeveria ka miratuar vendimin që detyron të gjitha kompanitë e naftës në vend të shënjojnë çdo litër karburant që prodhojnë apo hedhin në treg. Ky shërbim do të kryhet si monopol ekskluziv nga shoqëria publiko-private ALBTrace Co.

Sipas vendimit të qeverisë, kompanitë e naftës do të jenë të detyruara të paguajnë një tarifë prej 6.5 eurosh (pa TVSH) për çdo 1 000 litra karburant të shënjuar. Kjo kosto e re do t'u kalojë drejtpërdrejt konsumatorëve në çmimin e përditshëm të naftës në pikat e furnizimit. Vendosja e një tarife të detyrueshme në monedhë të huaj (euro) dhe jo në monedhën kombëtare (lek) përmes një akti ligjor të propozuar nga Ministria e Financave mbetet një nga pikat më absurde të këtij vendimi, përveç ndikimit të tij të drejtpërdrejtë financiar mbi xhepat e qytetarëve. “Tarifa kombëtare e shërbimit të shënjimit, që do t’i paguhet shoqërisë ‘ALBTrace CO’, sh.a., nga subjektet e detyruara do të jetë në shumën prej 6.5 euro pa TVSH, për 1 000 litra të shënjuara.” — Nga vendimi i Këshillit të Ministrave Struktura e pronësisë së shoqërisë së re tregon se bëhet fjalë për një partneritet publiko-privat: 51% të aksioneve zotërohen nga shteti shqiptar. 49% të aksioneve zotërohen nga kompania private O & S SECURITY AND SOLUTIONS, me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo kompani e fundit është në pronësi të përbashkët të Bankës Qendrore të Emirateve dhe gjigantit zviceran Sicpa i njohur më parë në Shqipëri si koncesionari i pullave fiskale.

Kryeministri Edi Rama e ka mbrojtur këtë lëvizje, duke deklaruar se shërbimi i ri i shënjimit do të ndihmojë në luftën kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal në sektorin e naftës, duke pretenduar se këtë herë skema do të jetë më efikase se ajo e qeverisë së kaluar.

Megjithatë, përtej deklaratave zyrtare, kjo lëvizje shihet gjerësisht si një rikthim i koncesionit të mëparshëm nga dera e pasme. Eksperience e kaluar tregoi se markimi i mëparshëm i naftës nuk solli asnjë përmirësim të dukshëm në mbledhjen e akcizës apo uljen e informalitetit, por thjesht çoi fitime miliona eurosh te privatët mbi kurrizin e konsumatorëve shqiptarë.