Lajme Zone
Rihapja e ambasadës së Danimarkës në Tiranë/ Begaj: Kapitull i ri mes dy vendeve tona
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Rihapja e ambasadës së Danimarkës në Tiranë/ Begaj: Kapitull i ri mes dy vendeve tona

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka...

Bajram Begaj- Louise Elisabeth Rigtrup Holmsgaard Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka pranuar Letrat Kredenciale te Ambasadores së re të Mbretërisë së Danimarkës në Shqipëri, Louise Elisabeth Rigtrup Holmsgaard.

Pasi i uroi mirëseardhjen Ambasadores Holmsgaard, Begaj e cilësoi rihapjen e ambasadës daneze në Tiranë si shprehje të vullnetit të Danimarkës për të thelluar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve.

Gjatë këtij takimi, presidenti vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira politike, bashkëpunimin në kuadër të NATO-s dhe mbështetjen e vazhdueshme për forcimin e institucioneve demokratike dhe reformave në Shqipëri.

Begaj i përcolli gjithashtu ambasadores, mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Danimarkës ndaj procesit të integrimit evropian të Shqipërisë. Në takim u diskutuan edhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe u riafirmua angazhimi i përbashkët për sigurinë Euroatlantike./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.