Lajme Zone
Të tjeraReport TV

Rifillimi i shkollës, Policia e Fierit kontrolle ndaj mjeteve që përdoren për transportin e nxënësve (VIDEO)


Në Fier uniformat blu kanë ushtruar kontrolle ndaj mjeteve që përdoren për transportin e specializuar të nxënësve nëpër shkollat publike dhe jopublike.

Me nisjen e vitit të ri shkollor, policia ka nistur me zbatimin e masave për sigurinë e nxënësve. Në Fier uniformat blu kanë ushtruar kontrolle ndaj mjeteve që përdoren për transportin e specializuar të nxënësve nëpër shkollat publike dhe jopublike. Po ashtu vëmendje i është kushtuar drejtuesve të automjeteve në lidhje me përdorimin e alkoolit ndërsa janë duke transportuar nxënës. LEXO edhe...Dyshohet se kultivoi 80 bimë kanabisi në tokë shtetërore, arrestohet 41-vjeçari në Mallakastër (VIDEO) Njoftimi i policisë: Me fillimin e vitit të ri shkollor dhe në zbatim të planit të masave për rritjen e sigurisë në shkolla, shërbimet e Policisë Rrugore të Qarkut Fier kanë ushtruar kontrolle ndaj mjeteve që përdoren për transportin e specializuar të nxënësve nëpër shkollat publike dhe jopublike. Kontrollet e kryera kanë si qëllim parandalimin dhe evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe garantimin e sigurisë së transportit të nxënësve në shkolla. Vëmendje e veçantë i kushtohet respektimit të rregullave dhe kushteve të transportit të specializuar, dokumentacionit përkatës, përdorimit të alkoolit, si dhe çdo detyrimi tjetër ligjor nga drejtuesit e mjeteve të transportit të specializuar. Kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin e Qarkut Fier, me qëllim parandalimin e shkeljeve që mund të cenojnë sigurinë e nxënësve. Gjithashtu, qytetarët ftohen të denoncojnë çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor apo çdo parregullsi të konstatuar gjatë transportit publik, duke kontribuar në parandalimin e ngjarjeve rrugore dhe rritjen e sigurisë. Policia Rrugore e Qarkut Fier apelon sërish për respektimin rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor, si një kontribut i rëndësishëm për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të të gjithë përdoruesve të rrugës, si dhe garantimin e një qarkullimi të sigurt, të lirë dhe pa pengesa. Xh.K/ReportTv.al Fier siguria ne shkolla policia e shtetit Komento Komente Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni? Të drejtë 26.5% Të gabuar 67% Nuk e di 6.5% Vota total: 385 Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni?