Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Riatdhesimet nga Siria, Lamallari për Report Tv: Gjithçka vullnetare, operacioni kompleks zgjati 8 muaj! Kemi identifikuar 1/6 e shqiptarëve që jetojnë në ato kampe


Ministri Lamallari theksoi se riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria bëhet në mënyrë vullnetare, pra duke marrë më parë edhe mendimin e personave të moshës madhore që do të riatdhesohen.

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbuluar disa detaje nga operacioni për riatdhesimin nga Siria të dy grave Hajrije Taushani dhe Myrvete Dibra, si dhe tre fëmijëve të moshave 9-17 vjeç. Në një lidhje live për Report Tv, Lamallari tha se operacioni ka zgjatur 8 muaj dhe sipas tij është realizuar falë bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtar, por edhe të mirë-koordinimit mes strukturave shtetërore shqiptare. “E theksova vullnetar, sepse për të rriturit kërkohet miratimi i tyre për të ardhur në atdhe. Kjo është pjesë e punës së përditshme. Kemi 8 muaj që jemi angazhuar për këtë operacion, për të mundur komunikimin me ta dhe marrjen e dakordësisë për të ardhur këtu. Në rastin e mbrëmshëm 3 prej tyre ishin të mitur. Në total në 6 operacione, numri i personave të riatdhesuar është e verifikueshëm lehtësisht. Por për faktin që kemi të bëjmë me njerëz, nuk mund të flasim me shifra. Duhet të përmbushim detyrimin që kemi karshi shtetit dhe qytetarëve shqiptarë. Pra të riatdhesojmë personat e mbetur atje. Sidomos gratë dhe të miturit, që janë marrë nga bashkëshortët. Ka edhe të mitur që kanë lindur atje, por kanë gjak shqiptari”, tha mes të tjerash Lamallari. LEXO EDHE:387 efektivë të rinj i bashkohen Policisë së Shtetit, Lamallari Qëndroni të fortë e mos e bëni pis uniformën! Hita: Busulla juaj të jetë ligji dhe qytetari Më tej Lamallari shtoi se operacioni në fjalë, por edhe 5 operacionet e tjera të mëparshme, janë tejet komplekse, pasi sipas tij është e vështirë identifikimi i personave që ndodhen në kampet në Siri. Sipas Lamallarit, jo të gjithë personat që ndodhen në kamp janë bashkëpunues dhe kjo e vështirëson edhe më tej punën e shtetit shqiptar në kryerjen e riatdhesimeve. “Në fakt janë operacione tejet komplekse. Duke qenë se flasim për zona në konflikt, të pasigurta, edhe në kuadër të funksionimit të instancave shtetërore, në kushtet në të cilat gjenden këto kampe, sigurisht që është e vështirë që të identifikosh këta persona. Jo të gjithë personat në kamp janë bashkëpunues me autoritetet. Madje ka edhe persona në kamp që kanë ndikuar në përpjekjet e shtetit shqiptar për të bërë të mundur kthimin e tyre. Pra operacioni kompleks nis me identifikimin, kredencialet diplomatike, fluturimin e sigurt për kthimin e të riatdhesuarve në atdhe, etj. Gjendja e 5 të riatdhesuarve është e kuptueshme. Situata nga ata vijnë, kërkon ndjeshmëri, profesionalizëm nga personat e angazhuar në kontaktin me ta. Janë marrë masat edhe me QSUT, që të ketë staf të specializuar mjekësor që të japë këtë ndihmë”, shtoi Lamallari. Më tej Lamallari shtoi se riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria bëhet në mënyrë vullnetare, pra duke marrë më parë edhe mendimin e personave të moshës madhore që do të riatdhesohen. Vetëm në rastet kur personat në fjalë kanë probleme me drejtësinë, sipas Lamallarit kryhet riatdhesim i detyruar nga shteti shqiptar. “Ne kemi informacion për të gjithë shtetasit shqiptar që shkuan atje. Përsa i përket identitetit në kuptimin psikologjik të fjalës, unë prandaj thashë vullnetar. Pra ata zgjedhin vetë nëse do të riatdhesohen. Përgjegjësia tani është e shoqërisë shqiptare që t’i pranojë dhe të mos i paragjykojë. S’më ndahet nga mendja takimi me fëmijën që ishte pjesë e grupit. I shkëlqenin sytë. Kjo është shtëpia e tij. Unë uroj që ai ta harrojë shumë shpejtë situatën e kaluar atje”, vijoi më tej Lamallari. Për Lamallarin, nuk është me rëndësi vetëm riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, por edhe riintegrimi i tyre në shoqëri. “Në vitet e fundit ne kemi pasur operacione të suksesshme. Objektivi përfundimtar është jo vetëm riatdhesimi, por edhe riintegrimi në shoqërinë shqiptare. Në urdhrin e kryeministrit janë përfshirë të gjitha ato instanca shtetërore që dinë se çfarë të ofrojnë. Qëllimi final është edhe punësimi i tyre. Ripranimi nga familja është ai kontakti i parë jetik shumë i rëndësishëm. Përsa i përket banesave, në rastet kur personi i riatdhesuar nuk ka pasur një banesë, personi është ndihmuar nga shteti shqiptar në bashkëpunim me partnerë të jashtëm", nënvizoi Lamallari. Në përfundim Lamallari tha se rreth 1/6 e shqiptarëve që jetojnë në kampet në Siri janë identifikuar nga shteti shqiptar dhe puna do të vijojë për të bërë të mundur riatdhesimin e tyre. “Rreth 1/6 e personave që ne mendojmë se kanë mbetur ende në këto kampe (17), sigurisht që janë identifikuar nga strukturat tona. Ne nuk do të rreshtim derisa të bëjmë të mundur riatdhesimin vullnetar të tyre. Fakti që mbaroi ky operacion nuk do të thotë se mbaroj e gjitha. Ne jemi në tratativa të vazhdueshme për kthimin e të gjithë personave. Nuk ka kurrësesi rikthime të detyruara. Ne mund të rikthejmë me detyrim vetëm persona që duhet t’i përgjigjen drejtësisë. Të gjitha rastet që janë kthyer deri më sot, kanë qenë të mundura bazuar në themelin e zgjedhjes së tyre të bërë vullnetarisht për t’u rikthyer këtu”, përfi Lamallari. Share Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 15:36 Riatdhesimet nga Siria, zv/ministrja: Kërkuan të vinin në Shqipëri! Fëmijët e ardhur më parë janë integruar në shkolla, bëjnë jetë normale (VIDEO) Tre fëmijë të moshave 9-17 vjeç dhe dy gra, Hajrije Taushani dhe Myrvete Dibra, u riatdhesuan nga Siria. Ata udhëtuan nga Siria drejt Stambollit dhe në mesnatë mbërritën në Tiranë.Në një intervistë për Report Tv, zëvendës ministrja e Punëve të Jashtme, Megi Fino tha se këto janë riatdhesime vullnetare dhe operacione delikate.“Në orët para të mëngjesit të sotëm përfi me sukses operacioni i tre fëmijëve dhe 2 grave. Ka qenë një angazhim i madh sepse janë opercione të ndërlikuara. Jemi shumë të kujdesshëm për këtë arsye. Kemi pasur komunikim të vazhdueshëm edhe me familjarët e tyre”, tha Fino.Fino nuk dha detaje se ku kanë qenë gratë e fëmijët e riatdhesuar, pas mbylljes së kampit famëkeq Al Hol, por theksoi se institucionet kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm për sigurinë e tyre.“Janë çështje të ndjeshme, por institucionet kanë qenë gjithmonë në komunikim për sigurinë e tyre. Të gjithë ata kanë një histori të veçantë. Pasi kanë mbërritur kanë bërë vizita mjekësore, dhe vizita psiko-sociale. Jemi shumë të kujdesshëm përderisa kemi të mitur”, tha Fino.Zv/ministrja Fino nënvizoi se deri tani janë zhvilluar 6 operacione të suksesshme.“Këto janë riatdhesime vullnetare dhe ky është një operacion shumë dinamik. Janë zhvilluar 6 operacione të sukseshme. Situata është dinamika, nuk është gjithmonë kaq e lehtë për të vepruar. Nuk mund të japim shifra konkrete edhe sa shqiptarë ndodhen në Siri, por strukturat tona janë të angazhuara dhe ne jemi në kontakte të vazhdueshme”, shtoi Fino.Ndërsa u pyet nga gazetari i Report Tv Nertil Agalliu se sa e vështirë është që të riintegrohen në shoqëri, pas riatdhesimit, Fino tha se bëhet një punë shumë e madhe.“Bëhet një vlerësim i të gjithëve dhe më pas vijohet puna për t'i riintegruar plotësisht në shoqëri. Kanë qenë të suksesshme përshtatja e fëmijëve në shkolla dhe vazhdimi normal i jetës në Shqipëri”, tha Fino.Në fund të intervistës Fino tha se për këtë operacion është punuar prej disa javësh.“Çdo veprim i joni udhëhiqet nga interesi i tyre për tu rikthyer. Megjithatë duhet bashkëpunim institucional”, tha ajo. Xh.K/Shqiptarja.com Share R.Xh/E.H/Shqiptarja.com TAG: Myrvete Dibra Hajrije Taushani Siri riatdhesimi i shqiptareve riatdhesim Besfort Lamallari Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.8% Keq 34.3% Nuk e di 12.9% Vota total: 2748 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?