Zjarri është riaktivizuar sërish në zonën e Bojës, në fshatin Halil të Krujës, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve pranë zonave të banuara. Forcat zjarrfikëse kanë nisur menjëherë ndërhyrjen për vënien nën kontroll të situatës.
Për shuarjen e flakëve po punohet si nga toka, ashtu edhe nga ajri, me qëllim izolimin e vatrës dhe mbajtjen e zjarrit sa më larg banesave të fshatit. Terreni dhe përhapja e flakëve po monitorohen në vijimësi nga ekipet në terren.
Forcat zjarrfikëse vijojnë punën për neutralizimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt zonave të banuara. Deri në këto momente, fokusi kryesor mbetet mbrojtja e banesave dhe kufizimi i përhapjes së flakëve në zonën përreth.

