Flakët në Krujë po përhapen me shpejtësi në zonën e fshatit Zidoll, në drejtim të depos me lëndë plasëse që përdoren nga guroret. Situata raportohet alarmante, ndërsa era e fortë dhe pjerrësia e terrenit favorizojnë përhapjen e flakëve drejt zonës së depos, duke rritur rrezikun për një situatë edhe më të rëndë. Ndërkohë, është riaktivizuar edhe zjarri në lagjen Abaze, duke krijuar një situatë të vështirë për autoritetet dhe forcat e emergjencave. Për momentin, në dispozicion është vetëm një helikopter, i cili po operon në të dyja vatrat e zjarrit: në Zidoll, ku ndodhet depoja me lëndë plasëse, si dhe në Abaze.
Autoritetet dhe forcat zjarrfikëse vijojnë ndërhyrjen për të frenuar përhapjen e flakëve, ndërsa situata mbetet shqetësuese për shkak të afërsisë së zjarrit me depon. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
