Lajme Zone
Kriminelët me armë nuk janë as të autorit dhe as të viktimës
Të tjeraCNA

Kriminelët me armë nuk janë as të autorit dhe as të viktimës

Një ngjarje e rëndë tronditi pasditen e 8 gushtit qytetin ...

Një ngjarje e rëndë tronditi pasditen e 8 gushtit qytetin e Korçës. Një i ri qëlloi me armë një tjetër, si shkak thuhet një përplasje mes dy grupeve, se cili “ishte më komandanti, cili ishte më i afti apo kush do kontrollonte territoret”.

Një histori vajzash, përplasje "kush je ti, kush jam unë", kërcet arma dhe në fund ka një viktimë 21 vjeç dhe një 20-vjeçar që do të kalojë gjithë jetën në burg. Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së të riut në Korçë/ Motivet e ngjarjes së rëndë 9 Gusht, 08:58 CNA publikoi foto të katër të rinjve me një “mal” me drogë dhe me armë, ku midis tyre ndodhej dhe autori i vrasjes së 21-vjeçarit. Del foto/ Të shoqëruar në polici, shokët e autorit të vrasjes në Korçë me armë dhe hashash 8 Gusht, 18:53 Sot publikuam një tjetër video që mund ta shihni KËTU, ku dy të rinj nga Korça bënin qitje me armë. Gjithë qëllimi ynë me këto publikime, ka qenë që të tregojmë se nën hundët e Policisë së Shtetit në Korçë, të rinjtë merren me shpërndarje droge, me armë dhe policia ose nuk di se çfarë ndodh, ose është bashkëpunëtore dhe merr para nga krimi për rrjetet e shpërndarjes së drogës.

Një ngjarje e rëndë kriminale ndodhi, dy të rinj, ku njëri humbi jetën dhe tjetri do të vuajë burgjeve. Policia, i ka pasur nën hundë shenjat e këtij krimi. Qëllohet me armë, male me drogë, konflikte të vazhdueshme në Korçë, plagosje me thikë dhe nuk janë këto problemi. Në redaksinë e CNA-së binte telefoni, në rrjetet sociale kishte sharje dhe fyerje. As ato nuk janë problem, në asnjë rast për ne. Por telefonata nga zyrtarë dhe ish-zyrtarë të drejtësisë që janë të shqetësuar se të rinjtë në foto dhe video që qëllojnë me armë dhe bëjnë qitje, halli është se ata në video nuk janë shokë të autorit, por janë shokë të viktimës, ky është një problem i madh.

Në fakt ata persona që shihen me armë në dorë, shokë të autorit ose viktimës, policia duhet t’i ketë skeduar, duhet t’i ndalojë dhe t’i çojë para ligjit. Nuk ka rëndësi se shokë të kujt janë. Janë të njëjtët të rinj me të njëjtën veprimtari kriminale, me shpërndarje droge, me shefat e tyre, me lidhjet e tyre me policinë, me lidhjet e tyre me drejtësinë e vjetër apo të re. Policia e Korçës, po aq përgjegjëse sa autori për vrasjen e 21-vjeçarit 9 Gusht, 12:02 Fajtorë po aq sa autori

Janë të rinj me armë në duar në mes të Korçës, që rrjetet sociale i kanë kthyer në “VIP”-a me mjete luksoze dhe me hashash apo kokainë me vete. Kujtojnë se kanë pushtuar Korçën apo Shqipërinë. Qajnë viktimën dhe duan të mohojnë autorin. Nuk janë shokë të autorit, por të viktimës.

Në fakt këto janë po aq autorë, me armën që mbajnë në dorë. Kush nuk e kupton nga të gjithë ata që vazhdojnë të shkruajnë apo të ndërhyjnë, kush shan e kush mendon ndryshe, duhet të dijë se një djalë i ri që bën qitje me armë është po aq autor, sa ai që ekzekutoi të riun në Korçë.

Për çfarë duhet të mësojë të qëllojë me armë një 20-vjeçar?

Shok me viktimën apo shok me autorin, kjo ka shumë pak rëndësi, sepse do të jetë ai nesër autor i një vepre të rëndë penale. Mund të jetë ai që do t’i marrë jetën një njeriu, pa e ditur se kush nga këta të rinj me armë ka shkuar, ka shpërndarë drogë.

Kush e ka përdorur këtë armë për të kërcënuar? Pse i nxjerrin këto foto dhe video me armë duke bërë qitje në rrjetet sociale? Për çfarë? Ekskluzive/ CNA siguron videon, shokët e autorit të vrasjes në Korçë duke bërë qitje me armë

10 Gusht, 12:21 Përgjigja është e thjeshtë: Për të trembur të tjerët. Për të kërcënuar të rinj të tjerë. Për t'u treguar më të fortë se shokët e tyre, pra janë po aq autorë krimi, sa ai që i mori jetën një të riu 21-vjeçar.

Nuk e kanë bërë krimin sot, do ta bëjnë nesër. Sot shpërndajnë hashash, sot përdorin drogë, sot fryhen si gjela, bëjnë qitje, nxjerrin foto në rrjetet sociale me armë.

Me publikimin dhe demonstrimin e anëve të dhunës, këta të rinj janë po aq autorë krimi. Me kërcënimet dhe shpërndarjet e drogës janë po aq autorë krimi dhe gjithashtu po aq autorë krimi janë dhe ata që kërkojnë t’i mbrojnë dhe pretendojnë se nuk janë shokët e vrasësit por të viktimës. Nuk mjafton Kristjani, gjeni shefat e tij 9 Gusht, 13:07 Të gjithë bashkë janë po aq autorë në atë krim sa vetë personi që i mori jetën një të riu. Sepse janë bashkëpunëtorë që krijojnë këtë frymë duke mbështetur të rinj që me armë demonstrojnë publikisht në rrjetet e tyre sociale forcën, dhunën, kërcënimet dhe krijojnë panik në Korçë nën hundët dhe sytë e një policie të paaftë që qyteti po i kthehet në një vatër krimi për shkak të lidhjeve të policisë me shpërndarësit e drogës. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.