Lajme Zone
Rritet bilanci i viktimave në Kolumbi/ SHBA dhe Ekuadori të gatshëm për ndihmë. Nuk ka rrezik për cunami
BotëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Rritet bilanci i viktimave në Kolumbi/ SHBA dhe Ekuadori të gatshëm për ndihmë. Nuk ka rrezik për cunami

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.4 që goditi Kolumbinë perëndimore, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet nën rrënoja për persona të bllokuar.

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.4 që goditi Kolumbinë perëndimore, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet nën rrënoja për persona të bllokuar. Presidenti i Kolumbisë, Abelardo de la Espriella, ka mbërritur në Bogotá, ku po drejton reagimin ndaj situatës së emergjencës nga Salla Kombëtare e Krizave e Njësisë Kombëtare për Menaxhimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë (UNGRD). Në takim ndodhen edhe nënkryetari, ministrat dhe zyrtarë të lartë. Presidenti kolumbian ka deklaruar se qeveria do të bëjë “gjithçka të nevojshme” për të mbështetur zonat e prekura. “Nuk je vetëm”, shkroi ai në rrjetin social X.

Edhe Ekuadori ka ofruar ndihmë. Presidenti i Ekuadorit Daniel Noboa tha se vendi është gati të dërgojë ekipin e specializuar USAR, me 47 shpëtimtarë, qen të trajnuar dhe pajisje, me autonomi operimi deri në shtatë ditë.

Autoritetet kolumbiane kanë konfirmuar gjithashtu se nuk ka kërcënim për cunami në bregdetin e Paqësorit pas tërmetit. Shtetet e Bashkuara po e monitorojnë nga afër situatën dhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, tha se Uashingtoni është i gatshëm të ofrojë mbështetje.

Ndërkohë, operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në zonat më të goditura, ndërsa ekipet dhe banorët po kontrollojnë ndërtesat e dëmtuara në përpjekje për të gjetur të mbijetuar. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb