Lajme Zone
Revolveri, dhurata e pazakontë e Erdogan për liderët e NATO-s! E personalizuara për Ramën, vendoset në muzeun e dhuratave në Kryeministri
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Revolveri, dhurata e pazakontë e Erdogan për liderët e NATO-s! E personalizuara për Ramën, vendoset në muzeun e dhuratave në Kryeministri

Liderët e vendeve anëtare të NATO-s u larguan secili me nga një dhuratë të pazakontë nga Ankaraja. Presidenti turk u dhuroi secilit nga një revolver turk me fishekë të vërtetë, me emrin e secilit të gdhendur në trupin e armës. Disa liderë e lanë dhuratën e debatueshme në ambasadat e tyre në Ankara, ndërsa disa të tjerë e morën atë në vendet respektive në kthim.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, u ka dhuruar liderëve botërorë revolverë të personalizuar me emrat e tyre dhe me municion të vërtetë pas samitit të NATO-s të zhvilluar këtë javë në Ankara. Dhurata e pazakontë iu dorëzua çdo kreu shteti, përfshirë kryeministrit Edi Rama, dhe disa zyrtarëve të lartë të pranishëm në samit, mes tyre kryeministrit britanik Keir Starmer, kryeministrit kanadez Mark Carney, presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidentit të Këshillit Evropian Antonio Costa. Revolverët ishin të vendosur në një kuti të kuqe, të shoqëruar me gjashtë fishekë të vërtetë (përveç kryeministrit Starmer, të cilit i janë dhënë 500 fishekë), një komplet pastrimi dhe një certifikatë që përjashtonte armët nga kontrollet e eksportit, duke u lejuar liderëve t'i nxirrnin ato nga Turqia. LEXO EDHE:Rama për CNN Turk: Krahu evropian i NATO-s po forcohet, po modernizon forcat përballë kërcënimeve! Erdogan është një mik i afërt e partner strategjik Ndërsa kryeministri Rama ka arritur ta marrë me vete në Shqipëri revolverin e dhuaruar nga Erdogan, dhe e ka dorëzuar në muzeun e dhuratave në Kryeministri. Dhurata ka shkaktuar habi dhe vështirësi logjistike për ekipet e sigurisë së shumë delegacioneve. Kryeministri britanik Keir Starmer deklaroi se revolveri i tij do të çaktivizohet para se të dërgohet në Britaninë e Madhe, ndërsa arma vazhdon të mbahet nga autoritetet turke. Të njëjtën gjë pritet të bëjë edhe kryeministri holandez Rob Jetten. Kryeministri belg Bart De Wever mësoi për natyrën e saktë të dhuratës vetëm pasi mbërriti në Belgjikë dhe ia dorëzoi menjëherë policisë së aeroportit për ta ruajtur në një kasafortë të sigurt. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, falënderoi Erdoganin për dhuratën, por njoftoi se arma do të çaktivizohet dhe do t'i dhurohet një muzeu ushtarak. Edhe presidenti polak Karol Naërocki e mori revolverin me masa të rrepta sigurie. Kujtimet e një incidenti të vitit 2022, kur shefi i policisë polake u plagos lehtë pasi një hedhës granatash i marrë si dhuratë nga Ukraina shpërtheu në zyrën e tij, e bënë çështjen edhe më delikate. Ndërkohë, disa revolverë, përfshirë ata të Starmerit, kancelarit gjerman Friedrich Merz dhe kryeministrit holandez Rob Jetten, kanë mbetur ende në Ankara, pasi transportimi i armëve funksionale është i ndërlikuar dhe i rregulluar me ligje të rrepta. Kryeministri kanadez Mark Carney e mori revolverin me vete, por la municionin në Turqi, pa dhënë shpjegime për këtë vendim. Ndërsa arma e kryeministrit suedez Ulf Kristersson do të transportohet në Suedi sipas të gjitha procedurave ligjore dhe të sigurisë. Megjithëse shkëmbimi i dhuratave mes liderëve botërorë është një praktikë e zakonshme, dhurimi i revolverëve me municion të vërtetë ka ngritur pikëpyetje të shumta mes delegacioneve pjesëmarrëse në samit, i cili u fokusua kryesisht në luftën në Ukrainë, situatën në Iran dhe rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen. Deri tani, presidenca turke nuk ka dhënë një shpjegim zyrtar se përse u zgjodh pikërisht një revolver si dhuratë për liderët e NATO-s. K.M/SI.E./Shqiptarja.com TAG: SHBA nato turqi Rexhep Tajip Erdogan edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës:

9 Korrik, 15:08

Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë? Po 64.5% Jo 30.7% Disi 4.8% Vota total: 1652 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Korrik, 15:08 Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë?