Tirana vijon të përjetojë orë të tensionuara, me protesta, përplasje dhe flakë në disa institucione publike e biznese private, por nuk mund të kalohet pa u vënë re indiferenca dhe heshtja nga kryeministri Edi Rama i cili nuk ka reaguar ende drejtpërdrejt për revoltën që kërkon largimin e tij nga detyra. Pas qëndrimit për disa orë pranë Kryeministrisë dhe incidenteve në disa institucione, një pjesë e protestuesve janë zhvendosur në disa zona të kryeqytetit si “Zogu i Zi”, 21 Dhjetori, bulevardi Zogu I etj. Gjatë ditës, flakët kanë përfshirë godina si Ministria e Arsimit, Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë , Bashkia e Tiranës, Kryesia e Kuvendit , Arkiva e Shtetit etj., ndërsa janë dëmtuar edhe biznese dhe hapësira publike. Përballë kësaj situate, deri tani shihet mungesa e një reagimi të drejtpërdrejtë nga kreu i qeverisë. Ndërsa protestuesit vijojnë të qëndrojnë në rrugë dhe policia është përballur me ta duke përdorur gaz lotsjellës, Rama nuk ka dalë publikisht për të komentuar zhvillimet. Në mëngjes, zyra e shtypit e Kryeministrisë njoftoi një postim të Ramës për vizitën në Luksemburg dhe negociatat për Kapitullin e 20-të të integrimit europian. Deri në momentin e këtij raportimi, nuk është bërë publik një reagim i tij për përshkallëzimin e protestës në Tiranë. Ndërkohë, deri tani kanë reaguardisa anëtarë të kabinetit qeveritar ,ndërsa dukshëm në vendin e tij Rama duket se ka nxjerrë zv.kryeministren Albana Koçiu për të dënuar trazirat e protestes. Tirana vijon të përballet me pasojat e një dite të trazuar, ndërsa natyrshëm lind pyetja se pse kryeministri Rama nuk ka reaguar ende drejtpërdrejt për situatën që ka trazuar kryeqytetin? S.Gj-Politiko.al Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

