Lajme Zone
'Revoltë' apo teatër në PS pas urdhrit “sekret shtetëror” për Veliajn, dy socialistë kërkojnë sqarime nga ministri Gogu
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

'Revoltë' apo teatër në PS pas urdhrit “sekret shtetëror” për Veliajn, dy socialistë kërkojnë sqarime nga ministri Gogu

Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi, drejtues të dy komisioneve parlamentare, i janë drejtuar me një shkresë zyrtare ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, ku kanë kërkuar sqarime për transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit. Në disa media është raportuar se kërkesa është depozituar paraditen e sotme në Kryesinë e Kuvendit dhe më pas i është përcjel

Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi, drejtues të dy komisioneve parlamentare, i janë drejtuar me një shkresë zyrtare ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, ku kanë kërkuar sqarime për transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit. Në disa media është raportuar se kërkesa është depozituar paraditen e sotme në Kryesinë e Kuvendit dhe më pas i është përcjellë Ministrisë së Drejtësisë.

Në shkresë, Xhafaj dhe Çuçi kërkojnë të dinë nëse Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e ka vënë në dijeni ministrinë për urdhrin e transferimit të Veliajt, i cili është klasifikuar si dokument “sekret shtetëror”. Po ashtu, ata kërkojnë që t’u vihet në dispozicion dokumentacioni që lidhet me këtë proces.

Kërkesa vjen pas përplasjes së raportuar gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku Bledi Çuçi i kërkoi llogari ministrit Toni Gogu për dokumentacionin e transferimit të Veliajt. Sipas raportimeve të deritanishme, Çuçi i ka kërkuar ministrit të japë dorëheqjen nëse nuk disponon dokumentin përkatës.

Fatmir Xhafaj drejton Komisionin Parlamentar për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, ndërsa Bledi Çuçi është në krye të Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes.

Më herët, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve deklaroi se transferimi ishte kryer në kuadër të masave të sigurisë dhe sipas procedurave përkatëse, ndërsa urdhri ishte pjesë e dokumenteve të klasifikuara si “sekret shtetëror”.

Ajo që vlen për t'u risjellë në vëmendje është fakti se Bodo njihet edhe si ish vartëse e Fatmir Xhafajt .

Kujtojmë se nga maji 2018 deri në gusht 2021, ajo ka drejtuar Drejtorinë e Integrimit Europian, Koordinimit, Marrëveshjeve Ndërkombëtare dhe Asistencës dhe në pesë muajt e parë të kësaj periudhe, ministër i Brendshëm ishte Fatmir Xhafaj.

Ndaj, mbetet për t'u parë nëse sqarimet që Xhafaj po kërkon në terrenin ku drejtojnë ish vartësit e tij janë më shumë skena teatrale për të krijuar idenë se në PS kërkohet llogari apo një përplasje reale në kampin rozë. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm