Lajme Zone
Revolta studentore/ Vjen reagimi i fortë nga SHBA, Kongresmeni Republikan, Joe Wilson “shuplakë” Qeverisë: Ndalni dhunën ndaj protestuesve, të rinjtë meritojnë zë
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Revolta studentore/ Vjen reagimi i fortë nga SHBA, Kongresmeni Republikan, Joe Wilson “shuplakë” Qeverisë: Ndalni dhunën ndaj protestuesve, të rinjtë meritojnë zë

Kongresmeni Republikan dhe njëherazi kreu i Komitetit të Helsinkit në Kongresin e SHBA, Joe Wilson ka reaguar pas përshkallëzimit të revoltës studentore e cila ndodhet në ditën e pestë dhe protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.

Kongresmeni Republikan dhe njëherazi kreu i Komitetit të Helsinkit në Kongresin e SHBA, Joe Wilson ka reaguar pas përshkallëzimit të revoltës studentore e cila ndodhet në ditën e pestë dhe protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij. Në një postim në rrjetet sociale, Wilson shprehet i shqetësuar për situatën, duke theksuar se shqiptarët meritojnë liri, shtet të së drejtës dhe përgjegjshmëri institucionale. Ai i bën thirrje qeverisë të përmbahet nga çdo formë dhune ndaj protestuesve dhe nënvizon se të rinjtë duhet të kenë zë në përcaktimin e së ardhmes së vendit të tyre. Reagimi

“Po e ndjek me shqetësim të madh përshkallëzimin e krizës në Shqipëri, aleate e NATO-s. Populli shqiptar meriton liri, shtet të së drejtës dhe përgjegjshmëri institucionale. Qeveria duhet të përmbahet nga çdo formë dhune ndaj protestuesve. Të rinjtë meritojnë të kenë zë në përcaktimin e së ardhmes së vendit të tyre”. Screenshot 44 © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb