Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Revolta studentore/ Takimi i Begajt me ambasadorët dhe ish-Presidentët, Bamir Topi zbulon detajet


Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, ka folur për takimin e zhvilluar disa ditë më parë me Presidentin Bajram Begaj, ku, sipas raportimeve, kanë qenë të pranishëm edhe ambasadorë të rëndësishëm të huaj dhe ish-Presidenti Rexhep Meidani.

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, ka folur për takimin e zhvilluar disa ditë më parë me Presidentin Bajram Begaj, ku, sipas raportimeve, kanë qenë të pranishëm edhe ambasadorë të rëndësishëm të huaj dhe ish-Presidenti Rexhep Meidani. Topi konfirmoi se takimi ishte zhvilluar me ftesë të kreut aktual të shtetit dhe se në qendër të diskutimeve kishte qenë situata kritike në vend, e krijuar nga protestat e ditëve të fundit. Ish-Presidenti theksoi se, sipas rregullave institucionale, është Presidenca ajo që duhet të informojë publikun për përmbajtjen e takimeve dhe jo pjesëmarrësit. “Rregulli i institucionit është që përmbajtjen e takimeve e bën me dije institucioni. Nuk e bën me dije askush nga aktorët e pranishëm. Kështu që, duke respektuar këtë rregull, ne mund të flasim për përmbajtjen, por jo për aktorët. Takimi ka pasur lidhje me situatën kritike të vendit, me protestat”, u shpreh Topi. Gjatë intervistës, ai zbuloi gjithashtu se që prej marrjes së detyrës nga Bajram Begaj nuk kishte zhvilluar asnjë takim kokë më kokë me të, duke nënvizuar se Presidenti aktual nuk e kishte parë të arsyeshme një takim të tillë. “Takim kokë më kokë unë me Presidentin Begaj nuk kam bërë asnjëherë. Që nga momenti që ai është futur në zyrë, nuk e ka parë të arsyeshme që të ketë takim, së paku me mua. Kështu që ka qenë kjo situatë”, deklaroi ish-kreu i shtetit.

Megjithatë, Topi theksoi se e kishte pranuar ftesën e Begajt për shkak të rëndësisë së situatës dhe përgjegjësisë që, sipas tij, buron nga përvoja e mëparshme në krye të shtetit.

“Ka qenë një ftesë e Presidentit Begaj. Patjetër që nuk mund t’i vendos kryq karrierës sime politike në raste të tilla dhe eksperiencës si kreu i shtetit. Njeriu duhet të jetë gjithnjë i pranishëm, mendoj. Në këtë kontekst kam respektuar një ftesë të institucionit dhe në këto parametra standardë kemi qenë”, tha Topi. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb