Revolta studentore po merr përmasa kombëtare, teksa protestat kundër qeverisë dhe situatës në arsim po shtrihen përtej Tiranës. Në Tiranë revolta vijon në ditën e tretë ku studentët dhe të rinjtë kanë përshkallëzuar lëvizjen kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së drejtuar prej tij. Studentët dhe të rinjtë kanë dalë në rrugë edhe në Durrës, Korçë, Shkodër dhe Elbasan, duke zgjeruar hartën e protestave dhe duke e kthyer pakënaqësinë studentore në një lëvizje që po përfshin gjithnjë e më shumë qytete të vendit. Bojkoti mësimor vijon, ndërsa auditoret janë tanimë bosh. Studentëve u janë bashkuar edhe nxënësit e gjimnazeve. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
