Lajme Zone
Revolta studentore fut në kaos Tiranën, ‘bëhet i gjallë’ Edi Rama: Me studentët jemi gati të flasim, por nuk është dora e tyre!
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Revolta studentore fut në kaos Tiranën, ‘bëhet i gjallë’ Edi Rama: Me studentët jemi gati të flasim, por nuk është dora e tyre!

Nga godina e djegur e Kolegjit të Europës, Rama tha se kjo nuk është vepër e studentëve, teksa i ftoi ata për dialog. Për sulmet ndaj institucioneve dhe trazirat e shkaktuara në Tiranë përgjatë dy ditëve të fundit, ai bëri përgjegjëse opozitën, si duart që duan ta rikthejnë Shqipërinë në humnerë.

Edi Rama Rama pas dy ditësh ‘i strukur’ doli sot, gjeti ca rrënoja të një objekti të shkatërruar nga protestuesit dhe nisi ‘show-n’, duke thënë se do ta kalojmë edhe këtë situatë. Pas dy ditësh kaos nga protestat studentore për largimin e qeverisë, nuk ka as reflektim as dorëheqje nga kryeministri Edi Rama. Kështu ka lënë të kuptohet të qartë, në reagimin e tij të parë pas nisjes së revolucionit studentor. Rama pas dy ditësh ‘i strukur’ doli sot, gjeti ca rrënoja të një objekti të shkatërruar nga protestuesit dhe nisi ‘show-n’, duke thënë se do ta kalojmë edhe këtë situatë.

Nga godina e djegur e Kolegjit të Europës, Rama tha se kjo nuk është vepër e studentëve, teksa i ftoi ata për dialog. Për sulmet ndaj institucioneve dhe trazirat e shkaktuara në Tiranë përgjatë dy ditëve të fundit, ai bëri përgjegjëse opozitën, si duart që duan ta rikthejnë Shqipërinë në humnerë.

"Studentët janë gjithnjë të mirëpritur dhe për ta jemi gjithnjë gati të ulemi, të flasim të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje për gjërat që kërkojnë zgjidhje",- u shpreh Rama me anë të një video mesazhi në Facebook.

Kryeministri u shpreh se nuk ka kthim pas dhe vijon rrugëtimi drejt Bashkimit Europian. Orët e vështira do t’i kalojmë bashkë, tha ai. Rama siguroi se edhe autorët e sulmeve nuk do të mbeten pa u ndëshkuar nga ligji.

“Studentët janë e ardhmja, shohin larg dhe duan të shkojnë më larg e më shpejt. Studentët janë gjithnjë të mirëpritur dhe për ta jemi gjithnjë gati të ulemi, të flasim të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje për gjërat që kërkojnë zgjidhje. Këto janë të tjera duar. Këto janë duar që përpiqen ta ulin poshtë Shqipërinë sa herë përpiqet të shkojë lart. Këto janë duart një opozite që me maska të verbërish para kërkojnë ta rikthejnë Shqipërinë aty ku nuk do të rikthehet kurrë. Kërkojnë ta rikthejnë në humnerën nga ku e nxorrëm dhe ku po e ngjisim, drejt ëndrrës në breza, BE. Kolegji i Europës ndodh sot të jetë simboli. Janë orë të vështira, por orë që do t’i kalojmë të gjithë së bashku sepse Shqipëria do të vazhdojë të ngjitet, do të vazhdojë në rrugën e saj dhe kurrë më s’do të jenë ato duar që e kanë kapur për fyti dhe e kanë zhytur thellë e më thellë opozitën shqiptare, s’do ta kapin dot Shqipërinë. përgjegjësia para ligjit është e gjithsecilit. Secili që ka bërë këtë katrahurë, do të paguajë sepse Shqipëria nuk do të kthehet më kurrë pas. Katrahura që u kthye në verbërinë e saj, fantazma që do të përpiqet të rikthehet do të mbetet e kaluar. E ardhmja është e studentëve, e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha Rama.

edi rama revolta studentore Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Kuvendi sot në seancë, në rend dite 4 interpelanca me ministrat 15 Tetor 2026, 07:5107:51Politike Dy ditë revoltë dhe asnjë reagim, Rama mbledh nesër grupin e PS 14 Tetor 2026, 22:0822:08Politike Berisha tenton të përvetësojë revoltën studentore, thirrje të vetëve të dalin në shesh 14 Tetor 2026, 21:3521:35Politike “Pamje të papranueshme”, Ferit Hoxha: Protestat e dhunshme dëmtojnë imazhin e Shqipërisë në BE 14 Tetor 2026, 21:1921:19Politike "Dimë shumë më tepër se ç'mund të themi", reagon Demo: Dhuna, skenar ogurzi nga politika e vjetër dhe duart e të huajve 14 Tetor 2026, 21:0521:05Politike Sulmi ndaj Kuvendit, reagon Peleshi: E papranueshme! Vandalizmi nuk ka lidhje me studentët 14 Tetor 2026, 20:0420:04Politike