Për 122 ditë me radhë qytetarët protestojnë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Pas fjalimeve te Kryeministria protestuesit vazhduan marshimin në rrugët e Tiranës. Marshimi vijoi me thirrjet “Shqipëria kërkon revolucion” “Arrestoni Ramën”, “Ju erdhi fundi”. Revolta vijon kundër të gjithë klasës së vjetër politike. Protestuesit gjithashtu i kanë bërë thirrje SPAK që të veprojë sa më shpejt kundër zyrtarëve të korruptuar. Ata janë shprehur të vendosur se revolta nuk do të ndalet deri në largimin e kryeministrit Rama. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
