Lajme Zone
Revolta e qytetarëve në ditën e 122, protestuesit kërkojnë largimin dhe arrestimin e kryeministrit Rama
PolitikëBalkanWeb

Revolta e qytetarëve në ditën e 122, protestuesit kërkojnë largimin dhe arrestimin e kryeministrit Rama

Protestat kundër qeverisë vijojnë edhe sot, duke shënuar 122 ditë nga nisja e tubimeve.

Protestat kundër qeverisë vijojnë edhe sot, duke shënuar 122 ditë nga nisja e tubimeve. Pjesëmarrësit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ngritjen e një qeverie teknike, ndërsa në fokus të tyre janë edhe ndryshimet apo anulimi i disa ligjeve që, sipas protestuesve, prekin interesat e qytetarëve shqiptarë. Gjatë tubimit të zhvilluar një ditë më parë, protestuesit përsëritën thirrjet kundër kryeministrit dhe kabinetit qeveritar. Në protestë u dëgjuan edhe slogane si “Arrestoni Ramën” dhe “Pa rini nuk ka Shqipëri”. Organizatorët dhe pjesëmarrësit shprehen të vendosur për të vijuar protestat edhe në ditët në vijim. Kërkesat e tyre lidhen me ndryshimin e situatës politike, largimin e qeverisë aktuale dhe krijimin e një qeverie teknike. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: 122 protesta