Ngjela-Rama Rama është në një mbrojtje arkaike të vetes dhe me gjuhën e një kryeministri që po u thotë kundërshtarëve të vet: forca e shtetit tonë ende qëndron tek unë... Dëgjova deklaratën publike të kryeministrit Edi Rama, për arrestin dhe padinë penale kundër ish-drejtueses së SHISH.
Kuptohet: ai është i shqetësuar, por jo i trembur nga frika.
Por ajo që kuptohet nga apologjia e Ramës për ministrat dhe njerëzit e tij nën akuzë, është fakti që kuptohet se Rama është i shqetësuar, jo për ministrat nën akuze, por nga një shqetësim personal, dhe, jo me një shqetësim për shtetin dhe historinë që po vjen e po ecën si luftë antikorrupsion, por për veten e tij. Dhe deri këtu, ai ka të drejtë.
Të shohim.
Por SPAK, siç duket, po i afrohet kryeministrit Rama. Këtu është edhe shqetësimi që Rama tregoi kur u shfaq në TV.
Por Rama siç duket ende nuk e di që, kur hetimin e drejton një organ i pakorruptuar, drejtësia ecën nëpërmjet provës, dhe jo interesit të pushtetit apo kapitalit që blen drejtësinë.
Çfarë i mungoi Ramës në deklaratën kundër SPAK?
Ramës i mungon aftësia profesionale e një avokati që po mbron vetveten, por ama përpara një akuze kundër zyrtares së tij, e cila mund të shkojë deri te kryeministri Rama.
Ajo që Rama nuk e fshihte dot në apologjinë e tij, ishte siguria personale, të cilën kuptohej se nuk e kishte humbur krejtësisht, edhe pse ishte nën shqetësim.
Por u kuptua kur nuk e tha më arsyen e tij të thellë juridiko- penale, të cilën ai e ka shprehur botërisht: Akuza është personale!
Aktualisht kuptohet se kryeministrit po i mungon siguria personale, sepse siç duket nuk e di se çfarë do të deponojnë të akuzuarit e qeverisë se tij, të cilët janë nën akuzë penale për korrupsion.
Por ai duhet të jetë i përgatitur me avokatë të mëdhenj që dinë të operojnë me faktet, me sigurinë e një logjikë matematike, në funksion të provës.
Por, për shqetësimin e Edi Rames si kryeministër i Shqipërisë, ne e pamë se ai shqetësim i tij nuk ishte te arsyeja e provës për bashkëqeveritarët e tij të akuzuar, dhe prandaj ishte jashtë sistemit juridik të provës; por ama Rama u kuptua se ai ishte në koshiencën e një kryeministri që po kërkon të trembë SPAK.
Por, a do ta bëjë dot?
Me atë retorike psikologjike dhe jo juridike, mendoj se Rama i ka zhgënjyer edhe ekspertët ndërkombëtarë që po e ndjekin këtë proces.
Por gjithsesi, ne duhet ta theksojmë se ende jemi në një parashikim dhe jo te fakti apo te provat e procesit penal kundër zytares së Ramës.
Gjithsesi, nën një proces historik, në proceset penale si ky proces penal që ne po flasim, provat kundër një qeverie të akuzuar për korrupsion sigurisht që, hap pas hapi, duhet t'i paraqiten hapur opinionit publik në Shqipëri.
Por pyetja thelbësore për këtë çështje, është kjo:
Po Rama a është një kryeministër i korruptuar?
Derisa SPAK nuk ka folur ende për të, unë nuk kam se çfarë të them.
Por unë e di që, një kryeministër i aftë që vjen nga jurisprudenca, vepron dhe operon logjikisht me provën e akuzës, por jo me forcën pushteti, me të cilën ai mundi të trëmbë akuzën.
Por na duhet të theksojmë se: Koha politike, në shtetet dhe shoqëritë e kurruptuara, çdo kryeministër kështu ka ecur para gjykatës ku ai akuzohet.
Rama është në një mbrojtje arkaike të vetes dhe me gjuhën e një kryeministri që po u thotë kundërshtarëve të vet: forca e shtetit tonë ende qëndron tek unë.
Asgjë.
Fakti që po ndihet i shqetësuar, Rama na jep të kuptuar që, qenia e akuzës penalë nga SPAK kundër qeverisë Rama duhet te jetë me provat e duhura. Por gjithsesi, këto nuk mjaftojnë për akuzën kundër Kryeministrit të Shqipërisë.
Prandaj gjithçka duhet dëgjuar nga procesi penal para gjykatës që do ta gjykoje këtë çështje deri në dhënien e vendimit penal. Të shohim!ngjela rama Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Forum Përralla politike serbe: Amatorët e ndershëm përballë huliganëve profesionistë! 28 Shtator 2026, 15:2215:22Forum Kur anarkia e kulisave korrupton integritetin kombëtar 28 Shtator 2026, 14:4914:49Forum Dy kryeministra në Amerikë 28 Shtator 2026, 10:1510:15Forum Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart 27 Shtator 2026, 22:2822:28Forum Fundi i çdo harbuti është i njëjtë! 27 Shtator 2026, 18:2618:26Forum Edi Rama: Mua s’më akuzon dot askush! 27 Shtator 2026, 15:3915:39Forum

