Lajme Zone
Ergys Agasi drejton linjat editoriale të mediave nga Bradasheshi, Rama shijon spektaklin...
PolitikëPamfleti

Ergys Agasi drejton linjat editoriale të mediave nga Bradasheshi, Rama shijon spektaklin...

Agasi është në burg dhe telefoni i tij është në duart e SPAK-ut, ndërsa dosja e AKSHI-t vazhdon të zgjerohet dhe komunikimet me drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, kanë treguar sa thellë kishte hyrë në nivelet më të larta të shtetit. Ai njihej prej 4 vitesh si koordinatori i Edi Ramës dhe këtë rol e dinte gjithkush që kishte punë me pushtetin. Kush donte të arrinte te kryeministri duhej të kalonte nga ai. Përvec rolit në nivelet më të larta të shteti, Rama i kishte dhënë edhe rolin e koordinatorit me pronarët e televizioneve më të mëdha në vend. Rama e futi Agasin si ndërmjetës me mediat e mëdha sepse ishte shumë i zënë me axhendën e tij “ndërkombëtare” si lider i madh, dhe kishte nevojë për një njeri që të merrej me atë që nuk i shkonte në portofol, ndërsa ai merrej me skenën botërore.

Foto ilustruese/ Armiku i 'Gysit' është në pasqyrë, jo në PS! Në disa ekrane kombëtare ka nisur një fushatë aktive sulmesh dhe investigimesh që për vite nuk e kishin bërë as për dosje shumë të rënda, me gazetarë në terren, ndjekje lëvizjesh dhe pronash, studio të tëra të ngritura për javë me radhë dhe tituj të përditshëm kundër një shënjestre që aktivizohet fuqishëm sa herë hetimi afrohet tek emri i Ergys Agasit. Të njëjtat ekrane kanë heshtur për vite përballë skandaleve që nuk i përshtateshin axhendës dhe kanë kaluar pa asnjë fjalë përballë dosjeve që nuk u interesonin, ndërsa sot prodhojnë goditje të përditshme pikërisht atëherë kur halli i pronarit përputhet me hallin e të burgosurit.

Agasi është në burg dhe telefoni i tij është në duart e SPAK-ut, ndërsa dosja e AKSHI-t vazhdon të zgjerohet dhe komunikimet me drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, kanë treguar sa thellë kishte hyrë në nivelet më të larta të shtetit. Ai njihej prej 4 vitesh si koordinatori i Edi Ramës dhe këtë rol e dinte gjithkush që kishte punë me pushtetin. Kush donte të arrinte te kryeministri duhej të kalonte nga ai. Përvec rolit në nivelet më të larta të shteti, Rama i kishte dhënë edhe rolin e koordinatorit me pronarët e televizioneve më të mëdha në vend. Rama e futi Agasin si ndërmjetës me mediat e mëdha sepse ishte shumë i zënë me axhendën e tij “ndërkombëtare” si lider i madh, dhe kishte nevojë për një njeri që të merrej me atë që nuk i shkonte në portofol, ndërsa ai merrej me skenën botërore.

Para disa vitesh një prej televizioneve më të mëdha kombëtare pati një përplasje të fortë publike me Ramën, i cili doli hapur kundër tij, bëri deklarata të ashpra dhe e akuzoi se kërkonte favore dhe ushtronte shantazh ndaj qeverisë. Televizioni iu përgjigj publikisht dhe përplasja u zhvendos në ekran për ditë me radhë, ndërsa kryeministri luante rolin e të “indinjuarit” me një media që nuk bindej, sepse Rama e njihte mirë lojën dhe e luante me mjeshtëri, duke u shfaqur si i zemëruari që nuk pranon shantazhe. Pikërisht këtu hyri Agasi dhe “rrëmbeu” skenën si negociator, mori kontaktin me pronarët dhe u bë pika kyçe mes televizionit dhe Ramës, sepse roli i tij ishte pikërisht ai, të hynte aty ku përplasja publike kishte mbetur pa zgjidhje dhe të ndërtonte urën që askush tjetër nuk mund ta ndërtonte. Rama bënte të indinjuarin. Agasi hynte më pas për “pajtimin” dhe kjo skemë u përsërit në heshtje me pronarë të tjerë e në situata ku përplasja duhej zbutur dhe interesi duhej ruajtur.

Sot Agasi është në hall me drejtësinë dhe brenda PS-së ka plasur një luftë mes klaneve dhe grupeve më të fuqishme, ndërsa disa nga ekranet që kanë pasur marrëdhënie dhe interesa me të kanë hyrë hapur si palë në këtë luftë.

Ata kontrollojnë televizionet dhe lufta brenda PS-së u ka dhënë mundësinë që ekranin ta përdorin në të njëjtin drejtim ku përputhen interesat e tyre me interesat e Agasit. Sot Agasi është në hall me drejtësinë dhe brenda PS-së ka plasur një luftë mes klaneve dhe grupeve të fuqishme, ndërsa disa nga ekranet që kanë pasur marrëdhënie dhe interesa me të kanë hyrë hapur në këtë luftë, duke treguar qartë se janë bashkë në të njëjtin “hall” me Agasin. Ata kontrollojnë televizionet dhe lufta brenda PS-së u ka dhënë mundësinë që ekranin ta përdorin në të njëjtin drejtim ku përputhen interesat e tyre me Agasin. Sa herë dosja afrohet te Agasi, në ekran shfaqet një histori tjetër, sa herë del një fakt i ri për Gysin, dalin armiq të rinj, klane të reja, prona, takime dhe akuza të tjera që zhvendosin debatin, dhe dalëngadalë Agasi largohet nga qendra ndërsa ekrani merret me njerëzit që ndodhen në anën tjetër të luftës.

Ergys Agasi nuk e ka kuptuar se e gjithë ajo lavdi ishte thjesht një iluzion. Tani, në izolim, ai vazhdon të diktojë linjat editoriale të mediave, pa e kuptuar se "armikun" duhet ta gjejë tek vetja, jo tek Partia Socialiste. Ishte pikërisht kryeministri që ia dha edhe çelësat e partisë, dhe për këtë duhet të mbajë përgjegjësi kryeministri, edhe para socialistëve.

Asnjë socialist nuk e zgjodhi Gysin të flasë në emrin e tyre. /Pamfleti ergys agasi edi rama media televizione 1 Komente M MV 29 Shtator 2026, 09:49 Asnje socialist....., por e zgjodhi k/socialisti Rama! Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Forum Kur Rama prek themelet e “familjes” europiane! 29 Shtator 2026, 08:1808:18Forum A po i afrohet SPAK, Edi Ramës? 28 Shtator 2026, 17:0517:05Forum Përralla politike serbe: Amatorët e ndershëm përballë huliganëve profesionistë! 28 Shtator 2026, 15:2215:22Forum Kur anarkia e kulisave korrupton integritetin kombëtar 28 Shtator 2026, 14:4914:49Forum Dy kryeministra në Amerikë 28 Shtator 2026, 10:1510:15Forum Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart 27 Shtator 2026, 22:2822:28Forum