Pas përfundimit të fjalimeve te Kryeministria, protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës. Më thirrjet “Ju erdhi fundi”, Arrestoni Ramën, “Revolucion”, dhe flakadanë në duar qytetarët marshojnë në akset kryesore. Protestuesit kanë bërë të ditur se dorëheqja e kryeministrit Edi Ramës është një kërkesë e panegociueshme. Protesta ka bërë bashkë sërish qytetarë nga shtresa të ndryshme të shoqërisë, mes tyre fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë dhe aktivistë, të cilët i janë bashkuar qëndresës qytetare. Tubimi shënon ditën e 121-të të protestave, ndërsa qytetarët vijojnë të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë përmes pankartave, sloganeve dhe marshimit në kryeqytet. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama protesta
