Lajme Zone
Review-t negative, Rama shqetësohet për biznesmenët e qeverisë: Po bëhet terror dixhital në kulmin e sezonit
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Review-t negative, Rama shqetësohet për biznesmenët e qeverisë: Po bëhet terror dixhital në kulmin e sezonit

Rama nuk shqetësohet për portestën që ka mbi 1 muaj para zyrës së tij, por flet për një sulm të organizuar me ndikim në ekonominë e turizmit.

Rama njoftoi se kanë kontaktuar me Google për këtë “hata” që ka gjetur Lucën dhe disa biznesmenë të tjerë pranë qeverisë, pasi qytetarët vendosën ta përshkallëzojnë protestën e tyre online duke nisur një bojkot ndaj bizneseve të lidhura me Kryeministrin. Kryeministri Edi Rama Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për valën e review-ve negative ndaj bizneseve që janë të lidhur me emra të cilët janë të afërt me qeverinë.

Rama nuk shqetësohet për portestën që ka mbi 1 muaj para zyrës së tij, por flet për një sulm të organizuar me ndikim në ekonominë e turizmit.

Në platformën “X”, Rama deklaroi se sipërmarrjet mikpritëse në kulmin e sezonit veror janë përballur me atë që ai e quajti “terror digjital”.

“Ekonomia jonë e turizmit u godit pabesisht nga terrori digjital ndaj sipërmarrjeve mikpritëse në kulmin e sezonit”, shkroi Rama, duke iu referuar një artikulli të publikuar nga “Tirana Examiner”.

Sipas kryeministrit, organizimi pas review-ve negative ka qenë i motivuar politikisht dhe është kthyer në një agresion ekonomik ndaj vendit dhe familjeve që sigurojnë të ardhurat e tyre nga turizmi.

“Një organizim i motivuar politikisht u kthye në agresion ekonomik ndaj vendit dhe familjeve që jetojnë me turizmin”, shkruan Rama në reagimin e tij. Ekonomia jonë e turizmit u godit pabesisht nga terrori digjital mbi sipërmarrjet mikpritëse në kulmin e sezonit. Artikulli i @TiranaExaminer shpjegon se si një organizim i motivuar politikisht u kthye në agresion ekonomik kundër vendit dhe familjeve që jetonë me turizmin.

— Edi Rama (@ediramaal) July 11, 2026 Kryeministri gjithashtu ka angazhuar qeverinë që të hyjë në kontakt direkt me kompaninë Google, për të shpëtuar nga rrënimi bizneset e Gjergj Lucës me shokë. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Rama njoftoi se kanë kontaktuar me Google për këtë “hata” që ka gjetur Lucën dhe disa biznesmenë të tjerë pranë qeverisë, pasi qytetarët vendosën ta përshkallëzojnë protestën e tyre online duke nisur një bojkot ndaj bizneseve të lidhura me Kryeministrin.

Policia e Shtetit nis hetimet për review negative

Policia e Shtetit ka nisur hetimet për një veprimtari të dyshuar të koordinuar në hapësirën kibernetike, e cila ka sjellë një numër të lartë vlerësimesh dhe komentesh negative ndaj hoteleve, restoranteve dhe subjekteve të tjera turistike në Shqipëri.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, në një konferencë për mediat, bëri të ditur se strukturat e hetimit të krimit kibernetik kanë evidentuar indicie për ekzistencën e një rrjeti llogarish që kanë vepruar në mënyrë të sinkronizuar në platformat online të vlerësimeve.

Sipas tij, brenda një periudhe të shkurtër kohore janë publikuar në masë komente dhe vlerësime negative, me dyshimin se synimi ka qenë krijimi i një perceptimi të rremë dhe dëmtimi artificial i reputacionit online të bizneseve shqiptare.

Ai bëri të ditur se nga analiza fillestare rezultojnë mbi 10 mijë llogari në rrjetet sociale me modele aktiviteti të dyshimtë, të cilat aktualisht janë objekt verifikimi nga strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit.review-t negative rama 2 Komente A Astrit 11 Korrik 2026, 09:57 Rama eshte sot si ai boksieri qe kundershtari e ka futur ne qoshen e ringut dhe po e masakron, per te shpetuar nga goditjet ben gjithcka qe mundet per te shpetuar Përgjigjjuni K Kohë 11 Korrik 2026, 16:09 Prandaj shpopilloj Shqioerine dhe hapi dyerte e sllavoafroaziatikve. Qe te mos ket me kish tia perkujtoj bizneset kriminale monsters antisgqiptare Ramutit. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike "Qurravitjet" e Gjergj Lucës vënë në lëvizje Ramën, kontakton Google për të shpëtuar bizneset e 'peshkatarit' trafikant 10 Korrik 2026, 22:0022:00Politike Rama prezantoi ‘Rilindjen 2.0’, ironizon Luçiano Boçi: ‘Turpi 2.0’, paketim i ri për dështimet e vjetra 10 Korrik 2026, 20:1320:13Politike Ç'ndodhi gjatë seancës në GJKKO? Kryemadhi: Zarf i zi për SPAK-un e Altin Dumanit! 10 Korrik 2026, 17:5717:57Politike Integrimi në BE/ Shqipëria hyn në një fazë tjetër, mbyll tre kapitujt e parë negociues; Drejtësia mbetet “problem” 10 Korrik 2026, 17:4117:41Politike Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West 10 Korrik 2026, 15:1415:14Politike Hetimet për komentet negative ndaj bizneseve, Berisha: Rama është i tmerruar nga protestat, po vepron si Ajatollahët 10 Korrik 2026, 14:5714:57Politike