Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Review negative edhe për Kalanë e Rozafës, Rama: Çfarë keni o patriotë, apo ta shkatërrojmë turizmin e të përzëmë të huajt! Prokuroria të veprojë një orë e më parë (VIDEO)


Janë një grup profilesh online që kanë dhënë vlerësime negative në 24 orët e fundit për shërbimin në një bar te kalaja e Rozafës. Kryeministri Edi Rama ka publikuar emrat dhe vlerësimet e tyre, ndërsa i quan "dhunues të pronës publike e private dhe shantazhues të qytetarëve të këtij vendi". Prokurorisë i kërkon të reagojë një orë e më parë.

TIRANË- Kësaj radhe kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të publikojë me emra atë që po sulmojnë me review negative bizneset e turizmit në Shqipëri. Shefi i qeverisë ka publikuar një video ku dallohen review-et negative (vlerësimet) për një nga atraksionet më të vizuara në vendin tonë, Kalanë e Rozafës në Shkodër. Janë një grup profilesh online që kanë dhënë vlerësime negative në 24 orët e fundit për shërbimin në një bar te kalaja e Rozafës dhe të gjithë në 'sinkron' kanë vendosur vetëm një yll në review-et që kanë dhënë. Disa prej profileve dhe vlerësimeve që kanë dhënë Antonela Balloshi: Restoranti më i keq që kam qenë ndonjëherë në jetën time. LEXO EDHE:Frrok Çupi: Një hap drejt urisë, çfarë thotë ligji!? Destan Meta: Ushqimi ishte i ftohtë, shërbimi jo aq i keq. Kur u afrova afër gazhinës kishte erë shumë të rëndë. Pandi Qirjo: Erre e keqe dhe ambient skandaloz Carlotta Miku: Shërbim i keq, mos shkoni atje. Genti Lasku: Ushqimi shum i urryer dhe shum piset si vend Adis Kaceli: Restoranti mbante erë peshqish të ngordhur. Koha e pritjes: 30-60 min... më shumë Rama shkruan se me këto komente po shkatërrohet turizmi dhe i bën thirrje Prokurorisë që të veprojë, duke i quajtur komentuesit "dhunues të pronës publike e private dhe shantazhues të qytetarëve të këtij vendi". “PO ME KALANË E ROZAFËS çfarë keni o patriota apo ta shkatërrojmë sa të mundemi turizmin, se duhet t’i përzemë të huajt dhe të kthehemi tek koha kur hanim njëri-tjetrin ëëë?! Uroj që prokuroria të veprojë një orë e më parë me këta dhunues të pronës publike e private dhe shantazhues të qytetarëve të këtij vendi”, shkruan Rama. Një ditë më parë, kryeministri Rama tha se me ndihmën e Google, faqeve të sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara me punë e mund të madh. Policia tha se identifikoi mbi 10 mijë llogari në rrjetet sociale, shumica të reja, nga të cilat gjatë ditëve të fundit jepnin vetëm përshtypje negative për bizneset vendase për të dëmtuar reputacionin online të tyre Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Skënder Hita paralajmëroi se nëse një aktivitet i tillë provohet se është i qëllimshëm, personat e përfshirë do të përballen me vepra penale, në fushën e krimeve kompjuterike, si dhe dëmtimit të interesave ekonomike dhe reputacionit. Share SI.E./Shqiptarja.com TAG: sulmi ndaj bizneseve kalaja e rozafes edi rama Komento Komente Biznesi: 11/07/2026 14:17 Zoteri Kryeminister duhet te aktivizonin policine apo antiterorin apo cilin institucion qe mund ta kontrolloj dhe frenoj. Kjo situate nuk eshte kocidence qe ka filluar pikerisht ne 1 Qershor. Eshte akt terorist ndaj turizmit dhe shqiperise per ta demtuar ekonomikisht dhe demtimin e imazhit te saj. Përgjigju Paulo: 11/07/2026 13:58 Ore qa prisni ju qe te te vizitoje dikush dhe te shkruaje velresim pozitiv kur ai nuk eshte i kenaqur me sherbimin. Une kam punu vete ne restorant ne gjermani dhe i pyesja klientet je i kenaqur me ushqimin dhe po nuk ke je i kenaqur me ushqimin mos e paguaj. Keshtu terhiqet klienti. Une vete kam pas

Nji rast ne nje gjoja “Agroturizem” ne fshatrat e lezhes, me

Kish ardh nje shok me

Familjen e vet nga taiwani dhe ishte ora afersisht 11 paradite. Vajtem atje me tre makina se ishte buze rruges une me familjen time vellai im me

Familjen e tij dhe shoku nga taiwani me familjen e tij. Ishin 15 veta dhe u ulem ne verande se ishte maja Kodres dhe dukej bukur. Vjen “menegeri” I

Lokalit dhe na thote qe neqoftese nuk do hani nuk

Ju sherbejme me pije se ne thame qe vetem do pijme se eshte heret per te ngrene. Na nxoren perjashta 15 veta Me te vertet nuk e doja veten se kur e kam vizitu kete shokun tim ne taipeh shkuam ne nje restorant ne qender te Taipei-t dhe e pyti kamarjeri apo menegeri ate shokun tim

Per

Mua se kush eshte ky nga vjen dhe I tha se vij nga shqipria, Mori

Mikrofonin ai dhe ju tha te gjith lokalit nje duartrokitje se kemi nje klient nga shqipria ketu qe na ka vizituar dhe e mori kete si vleresim se aty ne ate qender tregtare kishte me

Qindra lokale tjera ku

Mund te shkoja. Kurse une u flliqa me njerezit qe me

Kishin ardh per vizite nga 10 mije Larg dhe skisha si tjua shpjegoja se pse

Po na nxjerrin perjashta 15 vetave, Ime Se

K vlersu negativ kete palloshin qe ka kere agroturizmin se me vjen keq ngaqe e kam te zones por nje tjetri nuk i

Intereson shum per bisnesin tat Përgjigju Lexuesi: 11/07/2026 13:46 Sa naiv qe jeni. Mendoni se fushaten e baltosjes e bejn shqiptaret. Përgjigju Gaci: 11/07/2026 13:39 Edhe gjysma te jete e genjeshtert, duhen mbajtur nen kontroll mirembajtja/ pastertia e mjedisit dhe cilesia e sherbimit dhe e ushqimit. Nese nuk pergjigjen, te mbyllet biznesi. Nderhyrjet jane urgjente! Përgjigju Sondazhi i ditës:

10 Korrik, 22:22

Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 77.8% Jo! 18.9% Disi! 3.3% Vota total: 2333 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 10 Korrik, 22:22 Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?