Lajme Zone
'Retreat' në Pogradec, Rama mbledh ministrat më 24-25 gusht! Në fokus sezoni i ri
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

'Retreat' në Pogradec, Rama mbledh ministrat më 24-25 gusht! Në fokus sezoni i ri

Ministrat pritet të raportojnë për punën e bërë deri më tani, por edhe për prioritetet në vitin e dytë të mandatit të katërt.

Në nisje të sezonit të ri politik kryeministri Rama pritet të mbledhë ministrat e kabinetit të tij në një retreat dy ditor jashtë Tirane. Burime për Report Tv bëjnë me dije se takimi do të mbahet në Pogradec në datat 24-25 gusht. LEXO edhe...68 ditë në bulevard, protestuesit përsërisin kërkesat: Nuk largohemi pa ikur Rama! Akuza qeverisë për situatën e zjarreve: Pylli s'ka vlerë para Kanye West Ministrat pritet të raportojnë për punën e bërë deri më tani, por edhe për prioritetet në vitin e dytë të mandatit të katërt. Takime të kësaj natyre të cilat konsiderohen informale, kryemnistri Rama i ka mbajtur në nisje të çdo sezoni të ri pas pushimeve verore. Pas retreatit, pritet që kryeministri Rama pritet të mbledhë në ditët e para të shtatorit edhe asamblenë e Partisë Socialiste, një forum partie të cilin e ka përdorur përgjigjthsisht për të njoftuar ndryshime në qeveri. Një vit më parë, në 11 shtator, pasi kishte fituat mandatin e katërt, kreu i qeverisë njoftoi përbërjen e kabinetit Rama 4 pikërisht nga asambleja e Partisë Socialiste. Kjo mbledhje vjen pas një sezoni të vështirë politik, me protesta të vazhdueshme prej më shumë se dy muajsh dhe me thirrjet e vazhdueshme të qytetarëve për dorëheqjen e kryeministrit Rama. P.J/ReportTv.al PS edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.4% Jo 59.3% Nuk e di 5.3% Vota total: 1798 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?